El Clasico e parë e sezonit mes Realit dhe Barcelonës, edhe pse vetëm një miqësore vere në Amerikë, ka prodhuar gola dhe shumë episode interesante futbolli, që panë për fitues katalanasit me rezultatin 1-2. Dy trajnerët Ancelotti i Realit dhe Flick i Barcelonës hodhën në fushë nga fillimi lojtarët më të mirë që kishin në dispozicion, pasi shumë ende janë me pushime, ndërsa pjesa e dytë shërbeu për eksperiemente.
Mbi të tjerët ra në sy sulmuesi 22-vjeçar Pau Victor, i cili realizoi të dy golat për Barcelonën. Rrjeta të cilët morën edhe vëmendjen e trajnerit Flick, i cili pas ndeshjes pohoi se Victor mund të qëndrojë me ekipin e parë sezonin që do nisë. Golin e vetëm për Realin e shënoi Paz në minutën e 82.
Po në Amerikë Erling Halaand dhuroi shou kundër Chelseas. Tre golat e norvegjezit i dhanë fitoren 4-2 Manchester Cityt në miqësoren kundër Chelsea-s. Këta të fundit në një moment e panë veten në disavantazh të 4 golave, por rrjetat e Sterling dhe Madueke zbutën humbjen.
Juventus i shumë ndryshimeve këtë verë barazoi 2-2 në miqësoren e peskarës kundër Brest. Francezët realizuan të parët, por më pas bardhezinjtë e Thiago Mottas përmbysën me Vlahovic dhe Danilon, ndërsa në fund barazoi Camblan. Më shumë se rezultati vëmendjen e kësaj përballje e mori trajneri Motta, i cili u shpreh se futbollistët Frederico Chiesa, Rugani, Shezni, Mekeni dhe disa të tjerë u lanë jashtë pasi nuk janë pjesë e projektit dhe duhet të gjejnë ekipe të tjera për sezonin e ri.
Ndërkohë në Turqi Besiktas fitoi superkupën kundër galatasarayt duke e turpëruar me rezultatin 5-0. Një debutim ëndrrash për Immobilen, i cili realizoi dy herë duke zhbllokuar edhe finalen, ndërsa Ernest Muçi nuk mori asnjë minutë në stadiumin Ataturk.