Barcelona fiton me përmbysje derbin
spanjoll, Bayern "cinik" ndaj Benfikës

Barcelona fiton me përmbysje derbin<br />spanjoll, Bayern "cinik" ndaj Benfikës
Barcelona ka arritur të fitojë kundër Atletico Madrid duke përmbysur rezultatin në 2-1. Edhe pse katalanasit kanë dominuar lojën në pjesën e parë, ka qenë sulmuesi Fernando Torres në minutën e '25 i cili zhbllokuar shifrat.

Nuk kaluan as 10 minuta dhe Torres është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Sergio Busquets.

Pjesa e parë është shoqëruar dhe me aksione të shumta nga të dyja skuadrat, por pa u finalizuar me sukses. Pjesa e dytë e ndeshjes për Barcelonën ka nisur në avantazh pasi gjatë 45 minutave të pjesës së dytë kanë luajtur kundër 10 lojtarëve të miqve.

Por jo vetëm. Luis Suares në minutën e 63 pas një asisti nga Jordi Alba ka barazuar rezultatin dhe 11 minuta më vonë vulosi fitoren e djemve të Luis Enrique.

bayern munchen

Ndërkohë në Gjermani, Bayern Munich ka fituar minimalisht 1:0 kundër Benficas në "Allianz Arena".

Skuadra bavareze ka dominuar tërësisht lojën, por pa gjetur golin e dytë që edhe do të vuloste kualifikimin për në fazën gjysmë finale të UEFA Champions League.

Goli i parë dhe i vetmi i takimit u shënua nga ana e Vidal në minutën e '2 të takimit. Rezultati i jep përparësi Bayernit për më tej, por edhe shanset e Benficas nuk janë të pakta, pasi ndeshja e kthimit luhet në shtëpinë e tyre në Lisbonë. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)