Barcelona është ndalur sërish në kampionat pasi ka barazuar 1-1 me Atletic Bilbao në javën e 7-t të “La Ligas”. Skuadra katalanase pas disa këmbënguljeve në fillim të ndeshjes uli ritmin derisa në minutën e 41-t u ndëshkua nga baskët. De Marcos mposhti Ter Stegen, duke shtangur vendasit në “Camp Nou”.
Në fraksionin e dytë të lojës katalanasit e Valverdes mbyllën në zonën e tyre kundërshtarin, por hasën mjaft vështirësi për të gjetur golin. Gjithsesi në minutën e 84-r El Haadadi shmangu humbjen, ndërsa koha e mbetur në dizpozicion ishte e pakët për të dalë me pikë të plota nga ky takim.
Pas kësaj sfide Barcelona vijon të mbajë vendin e parë me 14-t pikë, 1 më pak se Reali që sonte përballet me Atletico-n në derbin e Madridit. Në rast fitoreje “galaktikët” do të merrnin për herë të parë kryesimin e “La Liga-s”.
Kujtojmë se kjo është java e tretë radhazi që Barcelona nuk fiton në kampionat.