Barcelona mposht Atletikon dhe
merr komandën e kampionatit

Barcelona mposht Atletikon dhe<br />merr komandën e kampionatit
Barcelona duket se po shkon drejt titullit të radhës në Spanjë edhe pse ka vetëm pak javë që ka filluar faza e dytë e kampionatit.

Katalanasit mundën ekipin e Atletikos së Madridit në shtëpi me rezultatin 2-1 me përmbysje. Miqtë e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me Koke në fillim të ndeshjes, por Barcelona e ktheu shpejt rezultatin me Mesin dhe Suarez në pjesën e parë duke hipotekuar fitoren.

Në pjesën e dytë vlenë të theksohet vetëm loja e ashpër nga Atletiko, që mbeti me 9 lojtarë, pasi daljes me karton të kuq të Felipe Luis në pjesën e parë iu bashkua edhe Diego Godin në të dytën. Fitorja e ngjit Barcelonën në kuotën e 51 pikëve, 3 më shumë se Atletiko e vendit të dytë, por me një ndeshje më pak. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim