Barcelona ndërton një stadium në
nder të ish- futbollistit, Johan Cruyff

Barcelona ndërton një stadium në<br />nder të ish- futbollistit, Johan Cruyff
Skuadra spanjolle e futbollit, FC Barcelona, ka vendosur të nderoj ish-futbollistin dhe trajnerin e saj, Johan Cruyff.
 
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është shprehur se stadiumi  i ri që do të ndërtohet për skuadrën B të klubi do të mbajë emrin e legjendës së futbollit evropian.
 
"Është një kënaqësi për mua që të bëjë të ditur se stadiumi që do të jetë në kompleksin sportiv nuk do të quhet më Miniestadi, por do të mbaj emrin e Johan Cruyff", është shprehur Bartomeu, i cili ka shtuar se edhe në "Camp Nou" do të vendoset një statujë e Cruyff.
 
Johan Cruyff, i cili u nda nga jeta një vitë më parë, është një prej futbollistëve dhe trajnerëve më të mëdhenj të skuadrës katalanase.
 
Gjatë karrierës së tij te FC Barcelona, ai ka fituar 13 trofe, mes të cilëve edhe "Champions League" e parë të fituar nga skuadra më 1992, kohë kur Cruyff mbante pozicionin e trajnerit të skuadrës.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve