Barcelona shet pjesët e 'Camp Nou', sa kushton blerja e 'barit të shenjtë'

Barcelona shet pjesët e 'Camp Nou', sa kushton blerja e 'barit të shenjtë'

Mitiku 'Camp Nou'

SPANJË - Stadiumi ikonik 'Camp Nou' ka sjellë gëzime dhe kujtime të panumërta për tifozët e Barcelonës gjatë gjithë historisë, kështu që klubi tani ka vendosur ta tregtojë këtë histori të pasur dhe kjo në një mënyrë disi të pazakontë. Në shitje janë pjesët e gjelbra nga stadiumi Camp Nou, para se ai t'i nënshtrohej një rinovimi të madh. E lexuat mirë, tifozët e Barcelonës mund të blejnë barin e stadiumit.

Cilat janë çmimet? Copat më të lira të gjelbërta në stadiumin 'Camp Nou' do u kushtojnë tifozëve rreth 40 euro, ndërsa ato më të shtrenjtat shkojnë deri në 420 euro. Produkti më i fundit i Barcelonës është tashmë i disponueshëm për t'u blerë në internet dhe në dyqanet e klubit. Klienti merr një copë jeshile, e cila vendoset në një kopje në miniaturë të stadiumit 'Camp Nou'.

Reagimet e fansave janë të ndryshme dhe ankesat janë kryesisht për çmimin e produktit. Duket se te Barça kanë ditur si t'i shtojnë të ardhurat e klubit duke shitur "barin e shenjtë".

Produkti që Barca ka nxjerrë në shitje

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave