Barcelona shkatërron Levanten dhe vijon kryesimin, Napoli fiton në frymën e fundit

Barcelona shkatërron Levanten dhe vijon kryesimin, Napoli fiton në frymën e fundit

Barcelona ka shpartalluar Levanten duke i shënuar pesë gola për tre pikët e plota mbrëmjen e sotme. Tre gola janë shënuar nga Lionel Messi, ndërsa dy të tjerët  nga Suarez dhe Pique duke bërë që katalanasit të vijojnë të qetë kryesimin të shkëputur tre pikë nga Sevilla dhe Atletico Madrid që ndajnë vendin e dytë me pikë të barabarta 31.

Ndërkohë që në Itali, Napoli mori një fitore të vyer në frymën e fundit. Heroi i Napolit përballë Kaljarit ishte Arek Milik që shënoi në minutën e 90  të ndeshjes. Roma gjen pak qetësi pas fitores ndaj Genoa-s 3-2. Kampionati italian kryesohet nga Juventus me 46 pikë, i ndjekur nga Napoli me 38, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Interi me 32.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja momenti kur Tedi Blushi godet pabesisht pas shpine me grusht Halit Valterin

FOTO/ Ja momenti kur Tedi Blushi godet pabesisht pas shpine me grusht Halit Valterin