Në “La Liga” Barcelona është shtangur në “Camp Nou” pasi është mposhtur 3-4 nga Betisi. Miqtë në minutën e 34-rt e panë veten në avantazh të dyfishtë pas golave të Junior dhe Joakim. Për t’i ulur me këmbë në tokë mendoi Messi që ngushtoi diferencat, por gjithsesi atëherë kur nuk pritej Betis realizoi golin e tretë me Lo Selson.
Vidal ngushtoi përkohësisht për Barcelonën, por Betis pak më vonë do t’i dërgonte shifrat në 2-4 falë Kanales. Në fund rezultati i vulos nga Messi që pavarësisht rikthimit me “dopietë” nuk e shmangu dot humbjen e katalanasve.