La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi të enjten dy ndeshjet e prapambetura për raundin e parë. Barcelona bëri detyrën duke mundur 2-0 Ath. Bilbaon, teksa katalanasit marrin kreun e renditjes. Osasuna ishte surpriza e mbrëmjes së djeshme, pasi fitoi 1-2 me përmbysje në fushën e Celta Vigos.
Në 'Camp Nou' Barcelona bëri detyrën dhe fitoi 2-0 kundër Athletic Bilbaos, me Rodrin që për herë të parë luajti përpara tifozëve të tij. Skuadra e Hansi Flick kaloi në epërsi pas 37 minutave lojë me golin e kapitenit Raphinha, kjo pas asistit të Pedrit. Pjesa tjetër e lojës ishte me raste për të dyja skuadrat, por Barça u qetësua vetëm tetë minuta para fundit të ndeshjes kur Fermin Lopez shënoi golin e dytë.
Në 'de Balaidos', Celta Vigo humbi 1-2 kundër Osasunës. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Iago Aspas pas 14 minutave lojë, por miqtë përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë me golat e Enrique Barja dhe Ante Budimir.
Pas dy raundesh në La Liga, renditja kryesohet nga Barcelona, Real Madridi, Sevilla dhe Betis me gjashtë pikë.
La Liga, raundi 2:
E enjte, 28 gusht 2026
Celta Vigo 1-2 Osasuna
Barcelona 2-0 Athletic Bilbao
Renditja:

Komente
Komento