Bardh Spahia apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, mos u bëni shkak për përhapjen e COVID-19!

Bardh Spahia apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, mos u bëni shkak për përhapjen e COVID-19!

Bardh Spahia

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptare që të qëndrojnë në shtëpi, pasi rrezikojnë të përhapin COVID-1.

Ai është shprehur se është shumë I rëndësishëm respektimi i karantinimit dhe se e shikon me shumë shqetësim sjelljen e qytetarëve të pasqyruar  në media.

MESAZHI I SPAHIAS
Si mjek e si qytetar do doja të nënvizoja se sa i rëndësishëm është respektimi i karantinimit për shkak të COVID-19.

E shoh me shqetësim të pasqyruar në media e rrjete sociale se si ka qytetarë që e shpërfillin kujdesin në këtë situatë. Mirëkuptoj vështirësitë për të hequr dorë nga jeta sociale, por duhet kuptuar se kjo sakrificë, garanton shëndetin e gjithsecilit e madje edhe jetën!

Eshtë pra JETIKE TË RRIMË NË SHTËPI E TË SHMANGIM KONTAKTET SOCIALE.

Ky virus i ri po sfidon edhe vendet me kapacitete shumë më të mëdha se tonat.

C’ka mund të bëjmë secili për të ndihmuar veten së pari është respektimi i rregullave të izolimit ne shtepi dhe distancimit social. Eshtë arma më e mirë që kemi kundër Koronavirusit!

Pra e kemi vetë në dorë, nëse do e përdorim këtë armë kundër këtij virusi apo kundër vetes sonë. Eshtë e pafalshme që ky rrezik të mos kuptohet drejt, e oraret e lëna në dispozicion për kryerjen e veprimeve të nevojshme, të shfrytëzohen papërgjegjshmërisht për socializim apo akoma më keq, të injorohet karantina!

SECILI DUKE SHKELUR RREGULLAT E KARANTINIMIT, MUND TË BËHET BARTËS I VIRUSIT E TA COJË ATË NË SHTËPI TË VET SË PARI, TEK NJERËZIT MË TË DASHUR, PËRFSHI MË TË MOSHUARIT!

Mendoni pasojat e një veprimi të tillë: ato do prekin familjarët tuaj, por edhe do rrisin fluksin e të infektuarve, duke i sprovuar kapacitetet tona shëndetësore, që mbeten modeste.

Një nga 7 vendet më të industrializuara të botës si Italia, po përjeton vështirësi që kushtojnë jetë njerëzish cdo ditë, për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit! Ne NUK KEMI KAPACITETE që të përballojmë flukse rastesh!

Prandaj le të bëjmë atë që mundemi vetë, secili: të respektojmë rregullat, për të shpëtuar jetë! #RriNëShtëpi për të mirën e të gjithëve! Me durim dhe duke rrespektuar rregullat e higjienës e izolimit, do ia dalim ta kapërcejmë më lehtë këtë situatë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATZI DERDIMEN SPAHIA: 24/03/2020 09:59

    O fatzi derdimeni çuni i spiunit të sigurimit po kur ngushëllon dhe ti që je pis i zi. Po ti po të ngushëlloje me shpirt nuk rije tu lef nat e dit po vishje përpajsen e bardh e i shërbeje popullit tënd se je mjek e mjek do me thën human. Po ti je si ut tat spiun fundërrin. Ti dhe shokët e tu po e tregoni me fakte kush jeni mor fëlliqsir. Populli po ju njef juve shum mir se kush jeni. Se i thon një fjale të urt njeriu njifet në ditët e vështira. Pis bur.

    Përgjigju
  • vera: 21/03/2020 23:54

    Po mire po kur rrime ne shtepi nuk infektojme njeri-tjetrin ,,,kur njeri mund te jete I infektuar…..????.

    Përgjigju
  • Zall i Kirit: 21/03/2020 16:30

    Doli birbo i spiunit ... i biri Ali Spahise Bashkepuntorit te Sigurimit te Shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik