Deputeti i zgjedhur i PD për qarkun e Shkodrës dhe ish-kryebashkiaku Bardh Spahia ka pësuar një incident gjatë një ndeshje futbolli.

Spahia ka publikuar një foto me këmbën e thyer.

Siç thotë vetë ai, incidenti ndodhi gjatë lojës së futbollit me djalin dhe nipërit e tij.

“Nuk i rezistova dot sfidës për një ndeshje futbolli me djalin dhe nipat. Shumë entuziazëm dhe energji por në fund "trofeun" e fitova unë: frakturë e kaviljes dhe këmba në allçi. Më e rëndësishmja kaloi, tani pak javë "në stol". Ndërkohë po shijoj pak kohë me ta si "kapiten jashtë fushe", i rrethuar nga skuadra ime më e çmuar: familja”, ka shkruar ai në Facebook.

Bardh Spahia është zgjedhur deputet i Shkodrës në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 Majit.

Parlamenti i ri pritet të mblidhet në fillim të muajit shtator, çka mund ta zëjë Bardh Spahinë me këmbën në allçi.