Bardh Spahia 'luftë' gomash me policinë....e quan protestë spontane (kur në fakt Basha e lajmëroi 1 ditë më parë)

Ura e bllokuar për mbi një orë nga miliantët e PD-së në Bahçallëk të Shkodrës, nuk u shfrytëzua nga kryeministri Edi Rama për të kaluar. Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia tha se kreu i qeverisë kaloi nga një tjetër rrugë dytësore, në kuadër të takimeve që ka këtë të premte në disa zona të kryeqendrës së Veriut. E megjithatë, Spahia tha se kjo ishte një protestës model paqësore. Por në fakt pamjet flasin të kundërtën. Është vetë Spahia që tenton t'i marrë me forcë efektivëve të policisë gomën e makinave që më tej i vunë flakën në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin edhe për mjetet e emergjencës.

"Protestë model paqësore e provokuar nga policia, në tentativë për ti hapur rrugën Edi Ramës,. Është detyruar të kalojë nëpër rrugët dytësore, fshehurazi larg qytetarëve, si një mi", tha ish-deputeti.

Bardh Spahia e quaji një protestë spontane të qytetarëve "të ndershëm të këtij vendi", siç ai u shpreh. Por në fakt sa spontane mund të ishte kjo protestë, kur një ditë më parë, vetë lideri demokrat Lulzim Basha nga Miloti, një nga akset e bllokuara dje në protestën e opozitës së bashkuar, tha se nesër do të protestohej në Shkodër, gjatë vizitës së Ramës.

"Ishte protestë spontane e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi", tha ai.


Lajmi kryesor:

E paprecedentë në Shkodër, militantët e PD i bllokojnë ambulancën. Rama: Fajin ua kanë udhëheqësit e verbër (VIDEO)


G.M.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë