Bardh Spahia poston videon: Qeveria ka porositur një muaj me vonesë mjetet mbrojtëse për mjekët (VIDEO)

Bardh Spahia poston videon: Qeveria ka porositur një muaj me vonesë mjetet mbrojtëse për mjekët (VIDEO)

Bardh Spahia

Ish-deputeti I PD-së Bardh Spahia me anë të një videoje në profilin e tij ka treguar se qeveria në pushtet ka porositur me një muaj vonesë mjetet mbrojtese për mjekët në spital, në këtë kohë ku ka mungesa maskash dhe dorezash.

Ai është shprehur se PD-ja ka kërkuar me forcë marrjen e masave për pajisjen me mjete mbrojtëse të stafit mjekësor, por qeveria me fjalë boshe ka thënë se I ka marrë të gjitha masat.

Postimi I plotë:

QEVERIA POROSIT ME NJË MUAJ VONESË MJETET MBROJTËSE PËR MJEKËT!

Prej një muaji, Partia Demokratike ka kërkuar me forcë marrjen e masave për pajisjen me mjete mbrojtëse të stafit mjekësor. Qeveria, vetëm me fjalë boshe, deklaronte se i ka marrë të gjitha masat dhe se Shqipëria nuk kërcënohej nga koronavirusi. Ndërsa sot genjen duke thënë se po shton stokun e veshjeve speciale dhe mjeteve mbrojtëse.

E VËRTETA është krejt ndryshe dhe po faktohet cdo ditë: QEVERIA E MORI LEHTË SITUATËN DHE NUK MORI MASAT E NEVOJSHME NË KOHË. Qeveria vetëm tani e kuptoI që situata është serioze, dhe ME NJË MUAJ ME VONESË, PO POROSITË VESHJET SPECIALE DHE MJETET MBROJTËSE PËR MJEKËT dhe infermierët. Kjo neglizhencë është akt i lartë papërgjegjshmërie!

Nëse do të kishte stok atëherë atë duhet t’i ishin vënë në dispozicion stafit mjekësor dhe të sëmurët me COVID-19, nuk do të transportoheshin nga mjekë, infermierë apo shoferë të papajisur me mjete mbrojtëse.

Video më poshtë është vetëm një rast, por që nuk është i izoluar, por fenomen tashmë. Dëshmitar janë dhjetra familjarë të qytetarëve të infektuar, jashtë Tiranës, të cilët nuk merren në trajtim nga stafi i shërbimit të urgjencës, por urdhërohen që të hipin vetë apo me ndihmën e familjarëve në autoambulancë, duke rrezikuar edhe jetën e familjarëve.

Në vend që të flasësh për shtim të stokut, duhet të kërkosh ndjesë për neglizhencën kriminale dhe të pranosh përpara qytetarëve se nuk kishe fonde në dispozicion nga Edi Rama për blerjen e tyre dhe se tani që t’u vunë, ke porositur me tender sekret dhe urgjent blerjen e veshjeve speciale apo mjeteve të tjera mbrojtëse për personelin shëndetësor!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sarreqi: 24/03/2020 10:17

    O kelysh i Sigurumit te Shtetit o i biri te Ndjerit Ali Spahosr ish Badhkepuntori i Sigurimit te Shtetit o ju pleta jashtqitje mbetet te jepni mend

    Përgjigju
  • ERP: 23/03/2020 20:51

    S’ke faj ti o qelbesire, ta terheq dera

    Përgjigju
  • ÇUNI SPIUNIT: 23/03/2020 20:34

    O bardh spahia djali i spiunit të sigurimit kur ky popull të dhimbet kaq shum pse nuk vesh përpajsen e bardh se je mjek duhet të jesh huma. E ti shërbesh kti populli që ty gjoja të dhimbet o djali spiunit. Po shefi juaj kryekriminel qeni salhe pse se vesh përpajsen e ti shërbej popullit apo krimineli juaj thot ishalla shuhen. Po tritan preshi pse se vesh përpajsen e ti shërbej popullit me vepra jo me llafe. Pra ju dilni zbuluar e të diskretituar që jeni një tuf fundërinash që vetëm lefni pa pushim hum hum hum o copa tum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase