Bardh Spahia: Rruga e vetme për kthimin sa më shpejt në normalitet është shtimi i testimeve

Bardh Spahia: Rruga e vetme për kthimin sa më shpejt në normalitet është shtimi i testimeve

Partia Demokratike vijon me kërkesën e saj për shtimin e testimeve i cili do të sillte kthimin në normalitet. Ish-deputeti Bardh Spahia thekson se rritja e testimeve do të arrijë të shkëpusë zinxhirin e infektimeve.

"Rezultatet pozitive të pacientit ndërsa merrte shërbim në Spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojnë dhe njëherë rëndësinë e rritjes së testimeve, pasi në këtë mënyrë jo vetëm nuk arrijmë të shkëpusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet çdo ditë në rrezik shëndeti i mjekëve dhe infermierëve dhe rritja e të infektuarve nëpër spitale.

Sot kemi disa mjek dhe infermierë nga Spitali i Traumës të vetëkarantinuar. Uroj me zemër që t'i kenë shpëtuar infektimit dhe të kthehen shpejt në krye të detyrës aty ku ka dhe shume nevojë.

Testimet kanë garantuar suksesin e menaxhimit të përhapjes së covid në shumë vende që sot po bëhen gati t'i hedhin hapat e parë drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve në mënyrë që të nis hapja dhe kthimi në normalitet në mënyrë të sigurt dhe të qendrueshme", shkruan Spahia.

Dhe pse me profesion mjek Spahia si shumë mjek të tjerë të opozitës, nuk i është përgjigjur apelit për t'i ardhur në ndihmë bluzave të bardha, për përballimin e situatës si shkak i COVID-19.  

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ÇUNI SPIUNIT: 13/04/2020 16:32

    O çuni i spiunit ali spahia o tutkun po testimet çfar sjellin ? ? ? Po pse ska testime Amerika , Italia , Gjermania , Franca po kto shtete pse si bojn testimet me shumic sipas mëndjes tate o qeni i spiunit të sigurimit ali spahia.Se me qen çelsi i fitores testi do ishte myll pandemia te kto shtete. Po zaten ti ske faj se faijn e kan Shkodranët që të japin vot ty mor bir thiu duke të njoft ty se kush je mor wc publike. Po ti mir ju a bon shkodranve del e vetëm lef hum hum hum. E si ndihmon njerzit në nevoj mor çen bir çeni 400 brezash.

    Përgjigju
  • Lalka i Rafanecit: 13/04/2020 16:29

    Loqke mbeti ky panxhari.

    Përgjigju
  • yy..: 13/04/2020 14:44

    Po flet doktor mandulçja

    Përgjigju
  • Shkodrani: 13/04/2020 13:56

    Po ky plera e nuk esht doktor !? Cne ketu .......

    Përgjigju
  • Lui: 13/04/2020 13:24

    Jam kurioz, keta te PD qe kerkojne testime ne mase, a kane ndonje plan se nga ku dhe nga kush duhet te filloje testimi ne mase, dhe si do vazhdoje?! Se keshtu si kerkoni pa e shpjeguar si, as populli nuk e kupton dhe normalisht nuk ju mbeshtet ( jo se ju ka mbeshtetur ndonjehere).

    Përgjigju
  • A...Zh: 13/04/2020 12:35

    Mire do ishte ta na i kurseni keto plehra!

    Përgjigju
    • Pse: 13/04/2020 18:27

      Si nuk u ngop duke ngren m. Ai njeri i qelber

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë