TIRANË- Tirana është matematikisht kampione e Shqipërisë.

Bardheblutë mundën me përmbysje 2-1 rivalët e përjetshëm të Partizanit, në një ndeshje të jashtëzakonshme me raste e gola fantastikë në “Elbasan Arena”.

Titulli i 26-të për Tiranën, që feston të dytin kampionat në tre vitet e fundit, por edhe hakmarrjen ndaj Partizanit, që vetëm 3 sezone më parë fitoi titullin pikërisht në derbin e fundit të sezonit.

Kjo humbje duket se nuk është pritur mirë nga tifozët e 'Partizanit' të cilët inatin "ia kanë" shfryrë stolave të stadiumit, duke i thyer ato. Report Tv sjell pamjet, teksa shihet, që kjo debri ka përfunduar si gjithmonë, me stola të thyer e shishe të hedhura në fushë nga skuadra humbëse. 

 

Pamje nga dëmet e shkaktuara nga tifozët