Kreu i grupit parlamentar të PD-ë, Gazment Bardhi thotë se 800 milionë euro të parashikuara për buxhetin e vitit 2026, do të administrohen nga Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK për shpërdorim të fondeve publike, dhe nga Rama, bashkëpunëtori i saj.

Bardhi thotë se po të mbledhësh të gjitha paratë e vjedhura nga Balluku më tunelin e Llogarasë dhe nga projekti për triportin e Vlorës, rritja për pensionistët do të ishte shumë herë më e madhe.

“Më lejoni të them që dënimet kolektive i kemi lënë në kohën e paraardhësve tuaj. Nuk ka gjë më etike për një Kuvend qe t’i kthejë kurrizin dhe të përbuze një njeri dhe qeveri të korruptuar. U paraqit në foltore si avokati i aferës korruptive të inceneratorëve, të tunelit të Llogarasë dhe të çdo afere të kësaj qeverie. Në 30 minuta, të fjalës së avokati të inceneratoëve të tunelit të Llogarasë, 15 minuta ia dedikoi mbrojtjes sesi ne nuk duhet të bëjmë prokurorinë ndaj Ballukut. Ne thjeshtë sollën më vëmendje se çfarë ka thënë. Mirë opozita nuk duhet të bëjë prokurorin, po ty çfarë të detyron të bësh avokatin e një të pandehure për abuzim të fondeve publike?

Japim për 670 mijë pensionistë, 100 milionë euro, ndërsa për tunelin e Llogarasë, vidhen të paktën 50 milionë euro vetëm në letër. Vetëm në koncesionin e triportit rë Vlorës, janë koncesion 60 milionë euro. Do të mjaftonin këto dy projekte që ta kishim dyfish rritjen e pensioneve. Ne përbuzim modelin tuaj, që në vend që t’i çoni paratë tek pensionistët, i çoni tek xhepat e ministrave të korruptuar. Nuk ka gjë më të etike që t’i kthesh shpinën, ti përbuzësh dhe të ftosh çdo shqiptar që këtë model duhet ta përbuzin. Nuk mund të ndodhë që 800 milionë euro në t’ia besojmë një njeriu që është provuar... Komisonerja tha dje që shyqyr zotit që u zbulua dhe duhet ndëshkuar. Sot qeveria është e vetja në rajon dhe ky është i vetmi kryeministri dhe në Evropë që zëvendës një të pandehur për abuzim me miliona euro.

Sot me buxhetin e 2026, qeveria nisi të bëj atë që ditë të bëjë më mirë, t’ju ngopë me lugën bosh dhe me propagandë. Rritje, sukses, zhvillim. Sinqerisht për të qeshur e për të qarë. Këta mendojnë se disa prezantime me ngjyra, mund ti bëjnë shqiptarë të harrojnë realitetin. Kjo funksionon për patronazhistët por jo për njerëzit e ndershëm që paguajnë faturat dhe kostot e korrupsionit.

Ky buxhet në pjesën më të madhe do të menaxhohet nga Balluku ,e pandehur për abuzime me fonde publike dhe nga Rama, bashkëpunëtori i saj. Këtij buxheti mund ti vendosim dhe një emër, nga dosja 5D kemi kaluar tek buxheti i qeverisë qendrore 2B. Veçanërisht Belinda ka net pa gjumë për shqetësimin që ka për qytetarët që janë pa bukë. Kur t’ju tregojë qeveria sa mirë po jetoni, tregojini dosjen e SPAK për tunelin e Llogarasë ku janë zhdukur të paktën 50 milionë euro”, tha ndër të tjera Bardhi.


Lajmi kryesor:

Opozita i kthen shpinën, Rama në Kuvend: Me faqe për muri iu pafsha! 50 mln € i Llogarasë, si 450 mln € i inceneratorit! Në rrugë po tkurreni