TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është përfshirë në një debat të ashpër me zv kryetaren e parlamentit, Ermonela Felaj gjatë seancës së sotme plenare. Kryefjalë e seancës së sotme ishte dosja voluminoze për ish zv kryeministrin Arben Ahmetajn. Bardhi ka thënë se mazhoranca po shërben si fasadë e incneratorëve dhe po mbron Felajn e Gjiknurin.

Në atë moment Felaj ndërhyri dhe i tha palaço, gjë që vijoi me një shpërthim të Bardhit i cili e quajti hajdute dhe gjobaxhie.

Deputetja e PS, Ermonela Felaj i është përgjigjur deputetëve të opozitës, të cilët e quajtën rrugaçe e gore. Felaj tha se ata janë të frustruar dhe se i meritojnë të gjitha etiketimet që përdori, pasi ishte deputetja socialiste e cila ofendoi e para Bardhin duke i thënë palaço.

Etiketimi ‘palaço’ nga Felaj për Bardhin mori tjetër rrjedhë më pas në parlament ku deputetët e opozitës kërkuan që të nxirrej jashtë për fjalorin e përdorur. Një ndër ta ishte edhe vetë Bardhi i cili përsëriste disa herë duke goditur me grushte tavolinën që Felaj të nxirrej jashtë ndërsa shpesh e etiketonte “rrugaçe”.

Në të njëjtën linjë me Bardhin ishte edhe deputeti Korreshi dhe Noka.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Kjo mungesë kuraje nga ana juaj është tregon se jeni në interes personal të Edi Ramës. S’është çështja e te Rrahman Rraja nëse nuk do kishte dakordimin e Ramës. As Ahmetaj, as Gjikunuri etj. Na tregoni ju procedurat ju? Për cilat procedurat te të drejtat e  Ahmetajt. Nëse do të mbrohet ai mos të arratiset, të vijë në parlament të japë llogari dhe mos të shkojë nga aeroporti në aeroport me lekët që na ka vjedhur.
Pastaj mos na tregoni ju që i fusni me urgjencë ligjet për kanabisin.

Ju jeni fasada e inceneratorëve... i nxorët të gjithë pa përgjegjësi nga Felaj te Gjiknuri. Vetëm te incneratorët pas 6 orësh e con 220 mijë euro...

Felaj: Palaço

Bardhi i duartroket me ironi

Bardhi:  Palaço mua më ka thënë krye mafiozi yt dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë  e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute! 

Seanca e kësaj të enjteje siç pritej nisi dhe vijoi me debate të shumta. Kryeçështje e seancës së sotme plenare ishte dosja voluminoze e ish zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj. Pas debateve, konferenca e kryetarëve vendosi që ditën e nesërme do të mbahet një seancë e posaçme plenare për të votuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Debate në Kuvend, Bardhi akuza deputetëve PS: Të gjithë keni vjedhur nga inceneratorët! I përgjigjet Braçe: Mos na ça tra*in

1689242456_bardhiu.jpg

Gjithë seanca e sotme e Kuvendit u shoqërua me tensione dhe debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës lidhur me kërkesën e SPAK për ti hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.

Gjatë seancës ka pasur dhe përplasjes mes kreut të grupit PD, Gazmend Bardhi dhe deputetit socialist Erion Braçe. 

Ndërsa deputeti Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit akuzoi deputetët e PS-së se të gjithë kanë vjedhur nga inceneratorët, Braçe ka reaguar nga karrigia e tij duke i kërkuar të tërhiqte ato akuza.

Pjesë nga debati:

Gazmend Bardhi : Ju nga i pari tek i fundit keni vjedhur me inceneratoret! 

Erion Braçe: “Çfarë do të thoni ju. Ju nga i pari i fundit jeni pjesë e asaj afere. 

 Bardhi vijon me akuzat

Erion Braçe: “Boll pështyve lart e poshtë; nëse ke emra thuaji, me dorë nga ne mos bëj”.

Gazmend Bardhi: Qetësohu, boll fole.

Erion Braçe: Boll ti se na çave trapin!

Në këtë moment ka pasur tension në kuvend dhe deputetët e opozitës kanë përplasur tavolinat.

Ora 11:53
E quajtën gore e rrugaçe, Felaj -opozitës: Jeni të frustruar, i meritoni të gjitha etiketimet që përdora ndaj jush! Bardhi: Nxirreni jashtë këtë rrugaçe

 

Deputetja e PS, Ermonale Felaj i është përgjigjur deputetëve të opozitës, të cilët e quajtën rrugaçe e gore. Felaj tha se ata janë të frustruar dhe se i meritojnë të gjitha etiketimet që përdori, pasi ishte deputetja socialiste e cila ofendoi e para Bardhin duke i thënë palaço.

“Si një replikë me të gjithë ata që guxojnë ta përdor pozitën e deputetit për të nxehtë frustrimin etyre. Jam Ermonela Felaj dhe askush nuk më bën dot moral a spër fjalët dhe për qëndrimet,. Qëndrimet e mia janë të shprehur a zeza në të bardhe, kushdo do ti lexojë. Parafolësi njihet që është gënjeshtar, për kopjet se si ja marrin dhe shpërndajnë fjalët. Ata kolegë që shpifin gënjejnë dhe gënjen, do më vinte keq s e janë të frustruar, sot nuk më vjen keq se i meritojnë një për një të gjitha ato cilësime që i përdora pak më parë”, tha Felaj.

Ndërkohë Bardhi vijoi me thirrjet ‘Nxirreni jashtë atë rrugaçe’.

Ora 11:43
Saimir Korreshi shpërthen në Kuvend: Felaj të dalë urgjent jashtë, përdori fjalor rruge! Noka: Rrugaçe

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar pas gjuhës që përdori Ermonale Felaj, duke e quajtur Bardhin palaço. Korreshi tha se ajo duhet të dalë urgjent jashtë se përdori fjalor rruge.

“E turpshme nga ana juaj se si e drejton seancën. Nuk je ti që selekton se cili deputet duhet të flasë dhe cili jo. E dyta unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Kjo zonja këtu duhet të dalë përjashta, urgjent, se fjalor rruge këtu nuk duhet të përdorin. Shokun Edi Rama na mori malli ta shohim ta përqafojmë lartmadhërinë. Turp të keni!”., tha ai.

Ndërkohë, Noka me gjuhë të ashpër i kërkoi Felajt që të dilte jashtë.

“Rrugaçe, nuk duhet të jesh këtu. Ik nga Kuvendi”, tha ai.