Saimir Korreshi shpërthen në Kuvend: Felaj të dalë urgjent jashtë, përdori fjalor rruge! Noka: Rrugaçe

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar pas gjuhës që përdori Ermonale Felaj, duke e quajtur Bardhin palaço. Korreshi tha se ajo duhet të dalë urgjent jashtë se përdori fjalor rruge.

“E turpshme nga ana juaj se si e drejton seancën. Nuk je ti që selekton se cili deputet duhet të flasë dhe cili jo. E dyta unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Kjo zonja këtu duhet të dalë përjashta, urgjent, se fjalor rruge këtu nuk duhet të përdorin. Shokun Edi Rama na mori malli ta shohim ta përqafojmë lartmadhërinë. Turp të keni!”., tha ai.

Ndërkohë, Noka me gjuhë të ashpër i kërkoi Felajt që të dilte jashtë.

“Rrugaçe, nuk duhet të jesh këtu. Ik nga Kuvendi”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Bardhi debat të ashpër me Felajn: Mbylle gojën moj gore! Gjobaxhie, ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës, burri yt ka marrë ryshfet 1.5 mln euro! Deputetja: Palaço


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën