CDU gjermane e konfirmon, nuk e njeh Berishën si kryetar të PD! Alibeaj dhe Bardhi takojnë deputetin Krichbaum në Berlin: Nuk kthehemi pas

CDU gjermane e konfirmon, nuk e njeh Berishën si kryetar të PD! Alibeaj dhe Bardhi takojnë deputetin Krichbaum në Berlin: Nuk kthehemi pas

Gazment Bardhi, Gunther Krichbaum dhe Enkelejd Alibeaj

CDU gjermane, partia më e madhe simotër e Partisë Demokratike, e konfirmon që nuk e njeh drejtimin e Sali Berishës në këtë parti. Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, njëkohësisht folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, është takuar në Berlin me drejtuesit e PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Kryetari në detyrë i PD dhe Sekretari i Përgjithëm kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Berlin, ku ndër të tjerë kanë takuar deputetin e CDU/CSU Gunther Krichbaum. Përmbushja e reformave integruese të vendit, lufta ndaj korrupsionit, reformën territoriale e zgjedhore si dhe nevojën për të forcuar Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse kanë qenë në fokus të bisedës. Bardhi shkruan se e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane  është partneriteti i PD me BE dhe CDU/GPP në Bundestag.

Ndërsa Alibeaj tregon se bashkëbiseduan mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushjën e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces.

“Reformat e ndërmarra nga PD në shërbim të qytetarëve, reforma Administrativo-Territoriale dhe reforma Zgjedhore janë hapa konkretë qe duhet dhe do të sjellin produkte të prekshme për shqiptarët.

E siguruam Krichbaum për qëndrimin e palëkundur dhe vendimet e marra pa kthim pas të PD në rrugën e saj drejt të ardhmes, me fokus në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë”, shkruan Alibeaj.

Kujtojmë se në maj të këtij viti Krichbaum, tha në emër të CDU, se ata nuk do të bashkëpunojnë me PD, nëse drejtimin e saj e merr Sali Berisha.  Ai deklaronte se nëse Berisha merr Partinë Demokratike do angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Berisha tha se ai është një qëndrim personal në i deputetit të Budentstagut, ndërsa vijoi se ndjen keqardhje nëse Krichbaum mendon se mund të ndërhyjë në procesin e zgjedhjeve të PD-së. Dhe këtë po bëjnë, pasi nuk po e presin Sali Berishën në asnjë takim, duke njohur Alibeajn si përfaqësues të PD-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/09/2022 13:07

    O Salhe BAJGA a do mo ? Gjith Bota stë njef e s'bashkëpunon me ty mor hajvon. Apo ti do bosh fanarin e pa shuar në brigjet e Viçidolit o Salhe gamori. Edi Rama ju a RRASI gjith atë lloi prasi ty dhe Like floririt. E vrima do ju djegi sa të jeni gjall o Salheu pall. Edi Rama çun Tirone Kurse ti malok mejhone. Falemnderit për mirkuptimin o Salhe komonisti e Ilir spiuni që gjith jetës Edi Ramës do ja rini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor