Bardhi takim me deputetët e Berishës në Kukës: Do kërkojmë ringritjen e komisionit për ‘Zgjedhoren’! ‘Heq’ Alibeajn, vendos nënkryetarin e Rithemelimit (EMRAT)

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi mblodhën për të tretën herë deputetët e tyre.  Këtë herë, mbledhja u zhvendos në Kukës, ku për pak ditë opozita përballet në një tjetër garë elektorale, atë për kryetarin e ri të Bashkisë. Ndonëse kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë vetëm për parlamentin, Berisha e Bardhi u dakordësuan për të mbështetur kandidatin e Rithemelimit në Kukës.

Ky i fundit anashkaloi edhe akuzat e dikurshme se Berisha po i çon demokratët te Ilir Meta dhe tha se kush nuk e mbështet kandidatin e Rithemelimit, i shërben PS-së.

Dilema mbetet ende se kë do njohë kuvendi në krye të deputetëve të opozitës, por Bardhi thotë se në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD, do të heqë Enkelejd Alibeajn si bashkëkryetar të Reformës Zgjedhore dhe në vend të tij, do të vendosë mbështetësin e Berishës, Oerd Bylylbashin.

‘Jemi ndalur në axhendën parlamentare të kësaj jave që vjen ku në fokus ka qenë reforma zgjedhore. Sot grupi i PD-së ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projekt vendimin për ngritjen e Komsionit për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi ndërkohë që anëtarë do të jenë, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.’- tha Bardhi.

Edhe kërkesën për dialog për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, është optimist se Lindita Nikolla do ia marrë parasysh, përsa kohë, thotë se në mbledhjet e Kuvendit, ftohet ai si kryetar i grupit të PD.

'Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e  zgjedhjes se avokatin e popullit. Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik. Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrënë pica në një zyrë të Kuvendit, por një proces transparent. Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve. Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrënë pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës.'- tha Bardhi.

Takimet e përbashkëta mes deputetëve të Berishës dhe Bardhit do të vijojnë edhe në qarqe të tjera, ndërsa në to, do të bojkotojnë sërish deputetët që mbështesin Lulzim Bashën.

Pjesëmarres në mbledhje online sipas Rithemelimit ishin:
Jorida Tabaku
Dash Shehi
Agron Shehaj
Helidon Bushati
Ina Zhupa
Luan Baçi
Zheni Gjergji 
Vangjel Dule 
Agron Gjekmarkaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Bardhi: Vendosëm të kërkojmë ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Gazment Bardhi në një deklaratë nga Kukësi u shpreh se në mbledhjen e deputetëve kanë kërkuar që të ringrejnë komisionin për Reformën Zgjedhore. Bardhi tha se janë caktuar edhe emrat.

‘Jemi ndalur në axhendën parlamentare të kësaj jave që vjen ku në fokus ka qenë reforma zgjedhore. Sot grupi i PD-së ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projekt vendimin për ngritjen e Komsionit për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbahsi ndërkohë që anëtarë do të jenë, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Komisioni do të asistohet nga ekspertë të OSBE- ODIHR' - tha Bardhi.

Ora 14:09
Takimi i deputetëve të opozitës, Berisha nga Kukësi: Mbledhje e frytshme, u diskutua mbi axhendën parlamentare

 

Sali Berisha pa mbledhjes së deputetëve të tij dhe të Gazment Bardhit në Kukës, tha se ishte një takim shumë i frytshëm.

'U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës. Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD, besim se ai votën do e kthejë në shërbime transparente dhe përkushtim për qytetarët e Kukësit.

Është rasti t’u bëj thirrje të gjithë kuksianëve, kudo që ndodhen, por që kanë qendrën e votimit në Kukës, të vijnë ditën e diel dhe me votën e tyre të firmosin fillimin apo agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë. Në mbledhje u diskutua gjerësisht mbi axhendën parlamentare, u morën vendime të cilat zoti Bardhi do ua komunikojë. Unë them se ishte një mbledhje shumë e frytshme.'- tha Berisha.

Ora 13:50
Mbledhja e deputetëve të opozitës, Salianji: Të përjashtohet nga grupi kush voton pro qeverisë

Në Kukës është zhvilluar mbledhja e radhës mes deputetëve të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Në mbledhje mësohet se deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që kushdo që voton pro qeverisë të përjashtohet nga grupi. Ndër të tjerë Salianji ka deklaruar se duhet të kenë një qëndrim të qartë për Reformën Zgjedhor.

‘Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me prim! Kushdo që voton pro qeverise dhe bashkohet me ta ne kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSh duhet të përjashtohet nga grupi!

Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund te kamuflohen si deputete opozitarë! Basha ka bere debat me ne dhe ka qëndrime publike kundër listave te hapura, sot gjasme i kërkon për ti shërbyer Ramës me primin zgjedhor.’- mësohet të ketë thënë Salianji.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/09/2023 03:50

    Berisha,Bardhi,Salianji dhe ata qe u shkojne pas celsat e kashtes kane,ngjajne me femijet kur loznin dikur /shtepiash/,pa patur shtepi ne te vertete.

    Përgjigju
  • Linda: 19/09/2023 14:05

    Grupi i plehrave i Berishes i plakush matufit hajdutit kriminelit I ka perjashtuar koha vet te gjithe Salianajt skan ke te perjashtojn me!

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 19/09/2023 13:57

    Ate burgun per babalen e bere ti, apo nderhyri Duma.

    Përgjigju
  • Hasi: 19/09/2023 13:39

    Jane mbledh korbat, nuhasin kerrme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë