Bardhi: Dje Ahmetaj konfirmoi se është arratisur! Të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, do lirohen të gjithë dhe do burgoset ideatori i aferës Rama  

 

 Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka folur në Kuvend për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj. Sipas tij, nëse Ahmetaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësië, vendin të gjthë të arrestuarve do e zërë kryeministri, pasi ai është ideatori i aferës së inceneratorëve. Duke dhënë detaje nga dosja voluminoze, Bardhi tha se edhe Kuvendi ka miratuar ligje që në fakt kanë qenë në dobi të Zotos dhe prej kësaj shkeljeje ka përfituar ish ministri Arben Ahmetaj i cili është shpërblyer me transaksione dhe vila.

Bardhi bën përgjegjës kryeministrin edhe për largimin e Ahmetajt, të cilën e konsideron arrati, derisa të arrijë një negociatë me kreun e qeverisë, i cili është sipas Bardhit, duke e mbrojtur përpara drejtësisë.

“Buxhetit ju vodhën 5.6 mln euro vetëm nga një procedurë. SPAK provoi se të tre inceneratorët kanë rezultuar me shkelje të mëdha të ligjit që kanë marrë një pjesë të madhe të buxhetit të shtetit. Që në lindje të procedurave të gjitha institucionet shtetërore janë vënë nën funksion të tyre. Zoti Cani sipas prokurorisë ka qenë zyrtari i vetëm i shtetit që ka bërë rezistencë ndaj paligjshmërisë, asgjë tjetër duke nisur nga Rama jo vetëm që kanë mbyllur sytë por kanë nxituar të firmosin çdo shkresë. Kjo dosje na provoi se çfarë është kapja e shtetit. Falë asaj dosjeje është kuptuar se qeveria e Ramës nuk është e tij por e Zotos.

Shpreh vlerësimin tim për prokurorët që kanë punuar për Ahmetajn, hetimi është i thelluar. Prandaj secili prej nesh ka një detyrim moral që të mbështesim SPAK që t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve se është e vetmja mundësi që t’i jepet fund kësaj afere. Pas çdo firme që hidhte Ahmetaj ai fitonte një transaksion të paligjshëm, një vilë... madje e dini në çfarë periudhe?  Pasi u votua një ligj për koncesione, një ligj që ju e votuat për Klodian Zoton...

Duke përdorur edhe votën tuaj. Duke përdorur dhe ju në këtë aferë të rëndë korruptive. Dje u njohët me qëndrimin e tij që konfirmoi që është arratisur derisa të arrijë një marrëveshje dhe të përfundojë negociatat me kreun e kësaj afere, Ramën. Prandaj është fshehur zotëria sot. Nëse Ahmetaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë secili prej atyre që është në burg do duhet t’i lirojë vendin kryeministrin. Ideaori nuk është as Damian Gjiknuri as Lefter Koka por Edi Rama. Sot Zoto e Mërtiri përlajnë lekët tona dhe e gjitha është falë vullnetit të Ramës.”- tha Bardhi në Kuvend.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, 117 deputetë pro kërkesës së SPAK! 3 opozitarët që abstenuan! Prokuroia çon në gjykatë kërkesën për prangosjen e ish-ministrit


G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin