TIRANË-  Me 117 vota pro, asnjë kundër e tre abstenim Kuvendi i hapi sot (14 korrik 2023) rrugë arrestimit të ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollit të banesës, ndërsa në orën 15:00 vendimi i Kuvendit mbërriti në SPAK. Hapi i radhës është që SPAK t'i drejtohet Gjykatës së Posaçme për të firmosur urdhërekzekutimin për arrestimin e Ahmetajt. Mbrëmjen e sotme SPAK ka sot dërguar në Gjykatë kërkesën për masën ‘arrest me burg’ për ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Në seancën e posaçme plenare, PS e PD bashkuan votat për t’i dhënë dritën jeshile SPAK për të kërkuar në GJKKO prangosjen e ish ministrit dhe kontrollit të banesës së tij. Kartonëve jeshilë iu bashkua e gjithë qeveria. Ndërsa nuk pati asnjë votë kundër, 3 deputetë të opozitës, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka abstenuan.

Seancës për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e ish numrit 2 të qeverisë së tij, iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama, që kur opozitarët mbajtën fjalën, zgjodhi të largohej, për t’ju bashkuar seancës vetëm për të votuar pro së bashku me 9 ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Nuk ishin të pranishëm në votim 20 deputetë, as Belinda Balluku, zv/kryeministrja e cila ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare. Nga socialistët ishin 9 deputetë që nuk votuan, ku bie në sy Damian Gjiknuri, emri i të cilit përmendet se është i përfshirë në dosje. Nga opozita 11 vota munguan në apel, me pjesën më të madhe të grupit parlamentar të PDIU.

Ish zv kryeministri Arben Ahmetaj nuk ishte i pranishëm në Kuvend por pak para se Kuvendi të mblidhej u kujdes të përcillte mesazhin e ti përmes rrjeteve sociale ku shkruante "Luigjit të 16 iu dha 4 ditë kohë para se t'i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha 'të duan në burg'  

Vetë Rama nuk mbajti asnjë fjalim në Kuvend ndërsa përmes një njoftimi në twitter deklaroi se do të dilte para opinionit publik për të dhënë qëndrimin e tij sot pasdite ora 18:30.

Në seancë ishte pranishëm që kur nisi, por në momentin kur në foltore shkoi Sali Berisha, Rama doli jashtë duke mos dëgjuar as fjalën e tij dhe as të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi në foltore, por u paraqit vetëm për votim. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, me akuzën se Ahmetaj është arratisur me bekimin e kryeministrit Rama, i bëri një kërkesë publike

"Ahmetaj nuk mund të arratiset me paratë e shqiptarëve në xhep, Edi Rama të dorëzojë para drejtësisë Arbën Ahmetajn" tha Bardhi.

Bardhi i bëri thirrje Arben Ahmetajt të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Nëse bëhet secili ministër që është në burg duhet ti liroje vendin kreut të qeverisë. Ideatori nuk është as Damian Gjiknuri as Lefter Koka por Edi Rama”

Në kundërpërgjigje, socialistët thanë se nuk do të bëhen pengesë për drejtësinë, por as nuk do të flasin në emër të saj.

“Nuk jemi as gjykatë as prokurorë, nuk jemi për verdikte politike, përmendi emra dhe kryeministrin që në raportin e spak nuk përmende asnjëherë, qetësinë tonë e quajtët dobësi” tha deputeti Arben Pëllumbi lexuesi i raportit paraprak të deputetëve socialistë të Këshillit të Mandateve.

Jashtë parlamentit, të paktë qenë ata që komentuan para gazetarëve vendimin e sotëm të Kuvendit.

Ish kryeministri Sali Berisha e lidhi heshtjen e mazhorancës me frikën se radha po u vjen.

“Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysmë ishte meite. Shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati”tha Berisha. 

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj u dorëzua të hënën, e 10 korrikut në Kuvendin e Shqipërisë. Në dispozicion të deputetëve Prokuroria e Posaçme anti-korrupsion vuri dhe dosjen hetimore. 

Rama e ministrat që votuan pro 
Edi Rama, kryeministri 
Evis Kushi  Ministrja e Arsimit
Ulsi Manja Ministri i Drejtësisë
Elisa Spiropali  Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Olta Xhaçka Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ogerta Manastirliu  Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale
Edona Bilali  Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Niko Peleshi  Ministër i Mbrojtjes
Milva Ekonomi Ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve
Mirela Kumbaro (Furxhi) Ministre e Turizmit dhe Mjedisit 
Në seancë munguan    
Belinda Balluku Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Nasip Naço Deputeti i PS-së
Niko Kuri Deputet i PS-se
Agron Çela  Deputet i PS-se 
Ilir Topi Deputet i PS-se
Etjen Xhafaj, Deputet i PS-se
Damian Gjiknuri, Deputet i PS-se, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së 
Blerina Gjylameti deputet i PS-se
Arben Ahmetaj deputet i PS-se 
Deputetët e opozitës që munguan
Arbi Agalliu,
Bujar Leskaj,
Mesila Doda
Ferdinant Xhaferraj
Flutura Açka,
Kasëm Mahmutaj
Tritan Shehu
Shpëtim Idrizi
Nustret Avdulla
Gëzim Ademaj
Agron Shehaj

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Afera me inceneratorët, SPAK dërgon në Gjykatë kërkesën për arrestimin e Ahmetajt

Pasi Kuvendi i hapi rrugë, SPAK ka sot dërguar në Gjykatë kërkesën për masën ‘arrest me burg’ për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Kuvendi sot miratoi me 117 vota pro kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt

Ora 15:13
Parlamenti i dha dritën jeshile, mbërrin në SPAK shkresa nga Kuvendi për arrestimin e Ahmetajn

 

Ka mbërritur shkresa nga kuvendi në SPAK. Sot parlamenti në një seancë të posaçme i dha ‘OK’ arrestimit e bastisjes së shtëpive të Arben Ahmetajt.

Ora 12:51
Kuvendi votoi pro arrestimit të SPAK, Edi Rama dhe ministrat që votuan pro dhe kush munguoi në seancë

1689325488_kuvend.jpg

Kuvendi i hapi rrugë sot SPAK për të vijuar procedurat për arrestimin e Arben Ahmetajt, ish zv/ kryeministrit. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama së bashku me 8 ministra të kabinetit qeveritar votuan pro. 

Edhe kryetari i grupit parlamentar, i cilit tashmë dje u votua në postin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla votoi pro kërkesës së SPAK.     

Ministrat e Kabinetit qeveritar qe votuan pro 

  1. Edi Rama, kryeministri 
  2. Evis Kushi  Ministrja e Arsimit
  3. Ulsi Manja Ministri i Drejtësisë
  4. Elisa Spiropali  Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
  5. Olta Xhaçka Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
  6. Ogerta Manastirliu  Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale
  7. Edona Bilali  Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  8. Niko Peleshi  Ministër i Mbrojtjes
  9. Mirela Kumbaro (Furxhi) Ministre e Turizmit dhe Mjedisit 

Në seancë mungoi    

Belinda Balluku Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Nasip Naço
Niko Kuri
Agron Çela 
Ilir Topi
Etjen Xhafaj
Damian Gjiknuri
Blerina Gjylameti
Arben Ahmetaj

Deputetët e opozitës
Arbi Agalliu,
Bujar Leskaj,
Mesila Doda
Ferdinant Xhaferraj
Flutura Açka,
Kasëm Mahmutaj
Tritan Shehu
Shpëtim Idrizi
Nustret Avdulla
Gëzim Ademaj
Agron Shehaj

Ora 12:34
FOTOT/ Spiropali ‘leksion’ Ramës se parlament, ja çfarë mund t’iu ketë shpëtuar nga seanca e posaçme në Kuvend

Kryeministri Edi Rama u rikthye në sallën e Kuvendit, pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës.

Ai u fotografua duke shkëmbyer disa mendime me Elisa Spiropalin, e cila diç i shpjegonte me dorë.

Një ndër fotot nga kjo seancë është ajo e ish kryeministrit, Sali Berisha, i cili në iPadin që mban gjithmonë me vete kishte hapur fotogalerinë.

 

Ora 12:04
Kuvendi votoi pro arrestimit të Ahmetajt, ja disa prej deputetëve që munguan

1689325488_kuvend.jpg

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot kërkesën për e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. 177 deputetë votuan pro, ndërsa 3 deputetë të opozitës abstenuan. Konkretisht, Vangjul Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

Por ka pasur edhe disa deputetë që kanë munguar në seancën plenare. Më poshtë gjeni emrat e deputetëve të munguar, që janë arritur të dallohen nga fotoja e votimit.

Emrat

Arbi Agalliu,

Bujar Leskaj,

Mesila Doda

Ferdinant Xhaferraj

Flutura Açka,

Nasip Naço

Mahmutaj

Tritan Shehu

Shpëtim Idrizi

Niko Kuri

Ilir Topi

Nustret Avdulla

Ora 11:33
Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Ahmetajt, Berisha: Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori! Rama ja mbathi se pati frikë se do e pyesnim

 

Ish kryeministri Sali Berisha edhe pas dhënies së lejes nga Kuvendi për arrestimin e Arben Ahmetajt, sërish ka aluduar se Ahmetaj s’ishte i akuzuar por prokurori.

“Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot?

Ishte gjysma e saj, gjysmë ishte meite.

Shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti, pati frikë se do e pyesnim. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, nuk e keni idenë sa shumë janë. Klotilda, që bënte amendamente personale për Tiranën, etj, etj. E vërteta është se për ta sot, i akuzuar nuk ishte Ahmeti, por Ahmeti ishte prokurori i tyre”- thotë Berisha.

Ora 11:30
Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt, Rama: Flas sot pasdite

1689327043_flas.jpg

Për herë të parë për çështjen Ahmetaj, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të flasë publikisht pasdite në orën 18:30.

Kryeministri Rama tha se do të flasë për votim sot në Kuvend që i hapi rrugë SPAK-ut të arrestojë Arben Ahmetajn, ish-numrin 2 të qeverisë

“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend” shkruan Rama.

Përfaqësues të mazhorancës kanë theksuar vazhdimisht se çështja Ahmetaj, si shumë të tjera, i takon drejtësisë dhe politika duhet të heshtë derisa drejtësia të flasë përfundimisht.

Ora 11:29
Tabaku pas votimit të Kuvendit për arrestimin e Ahmetajt: S’ka asnjë emër nga opozita në dosjen e inceneratorëve

 

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mohuar sot se në dosjen e SPAK për inceneratorët ka dhe deputetë të opozitës.

“Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe opozitës duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Besoj se duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK. Sot u mbyll një kapitull dhe urojmë të hapet një kapitull i ri.

Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Nuk ka asnjë emër nga opozita. Ky është një shembull si funksion shteti i kapur në Shqipëri. Sot ky është lajmi dhe opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite duke e denoncuar këtë aferë”, tha Tabaku.

Ora 11:16
Surpriza, tre opozitar abstenuan për arrestimin e Arben Ahmetajt (EMRAT)

1689325488_kuvend.jpg

117 deputetë kanë votuar pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, duke i hequr kështu imunitetin. Vetëm tre deputetë abstenuan, Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka. 

Ora 11:13
FOTOT/ Lulzim Basha, mes dy 'armiqve' në Kuvend

Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, ka qenë dy nga njerëzit që Lulzim Basha i promovoi më shumë në PD, gjatë kohës që ai drejtoi partinë.

Bardhin, madje e zgjodhi numrin dy të partisë, ndërsa Tabakun nënkryetare të partisë.

Por, me zhvillimet në Partinë Demokratike ata shpesh janë bërë ndër zërat kryesorë duke mos e pranuar rikthimin e Bashës në krye të PD-së.

E megjithatë, në seancën e kësaj të premte, Lulzim Basha është ulur në Kuvend, pikërisht në mes të tyre.

Ora 11:11
FOTO/ Berisha merr fjalën, Rama ngrihet e ikën

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në Kuvend, ndërsa do të votohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt. 

Por sapo fjalën e ka marrë Sali Berisha, Rama është ngritur dhe ka ikur.

Berisha kërkoi nga Rama, që të përgjigjet në vend të Ahmetajt për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Duhej të ishte në sallë për tiu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje", tha Berisha. 

Ora 11:06
Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetaj, 117 deputetë pro, asnjë kundër, 3 abstenim

1689325488_kuvend.jpg

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e SPAK për Arben Ahmetaj. 117 deputetë votuan pro, , asnjë kudër dhe 3 abstenim.

Ora 10:56
VIDEOLAJM/ Kriza brenda PD, Bardhi ulet pranë Bashës në Kuvend, por as dorën nuk i jep

 

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka qenë disi i ftohtë me ish kryedemokratin Basha. Në një video të siguruar nga Report Tv, evidentohet momenti kur Bardhi pas fjalës së tij në Foltore është ulur në vendin e tij përbri me Bashën, mirëpo pa i folur madje as pa i dhënë dorën. Mesa duket, brenda PD-së, vijon akoma temë e nxehtë debati çështja e kryetarit të partisë, e cila është edhe “çarjeje” të tretë brenda selisë blu.

Ora 10:55
Bardhi thirrje Ramës: Dorëzo Arben Ahmetaj para drejtësisë

 

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama duhet të dorëzojë Arben Ahmetajn para drejtësisë.

“Personi që siguroi daljen e tij jashtë Shqipërisë është Rama. Rama të dorëzojë para drejtësisë Ahmetajn, ia nuk mund të arratiset me paratë e qytetarëve shqiptarë. Secili prej nesh kolegë do duhet të ketë një qëllim, Edi Rama të dorëzojë para drejtësisë Arben Ahmetaj”, tha Bardhi.

Ora 10:48
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetaj, Arben Pëllumbi: Bardhi mbajti qëndrim politik, përmendi Ramën, emri i tij nuk është në dosje

 

Deputeti socialist, i cili prezantoi raportin e PS për Arben Ahmetajt, iu përgjigj Gazment Bardhit duke i thënë se ai mbajti qëndrim politik dhe se përmendi emrin e kryeministrit Edi Rama ndonëse emri i tij nuk përmendet në dosje.

“Bardhi s’bëri asgjë tjetër, veçse mbajti qëndrim politik. Nuk jemi as gjykatë as prokurorë për të dhënë vendime. Kemi para një raport të paraqitur nga organi i akuzës i cili duhet të ndeshet në gjykatë me personin nën hetim dhe gjykata është i vetmi organ që duhet të jap vendimin final. Deri në atë stad ne duhet t’i njohim prezumimin e pafajësisë. Ne nuk jemi këtu për të dhënë verdikte politike, përmendi plot emra, përmendi shumë herë kryeministrin e vendit, që në raportin e SPAK nuk ekziston gjëkundi”, tha Pëllumbi.

Ora 10:46
Bardhi: Dje Ahmetaj konfirmoi se është arratisur! Të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, do lirohen të gjithë dhe do burgoset ideatori i aferës Rama  

 

 Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka folur në Kuvend për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj. Sipas tij, nëse Ahmetaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësië, vendin të gjthë të arrestuarve do e zërë kryeministri, pasi ai është ideatori i aferës së inceneratorëve. Duke dhënë detaje nga dosja voluminoze, Bardhi tha se edhe Kuvendi ka miratuar ligje që në fakt kanë qenë në dobi të Zotos dhe prej kësaj shkeljeje ka përfituar ish ministri Arben Ahmetaj i cili është shpërblyer me transaksione dhe vila.

Bardhi bën përgjegjës kryeministrin edhe për largimin e Ahmetajt, të cilën e konsideron arrati, derisa të arrijë një negociatë me kreun e qeverisë, i cili është sipas Bardhit, duke e mbrojtur përpara drejtësisë.

“Buxhetit ju vodhën 5.6 mln euro vetëm nga një procedurë. SPAK provoi se të tre inceneratorët kanë rezultuar me shkelje të mëdha të ligjit që kanë marrë një pjesë të madhe të buxhetit të shtetit. Që në lindje të procedurave të gjitha institucionet shtetërore janë vënë nën funksion të tyre. Zoti Cani sipas prokurorisë ka qenë zyrtari i vetëm i shtetit që ka bërë rezistencë ndaj paligjshmërisë, asgjë tjetër duke nisur nga Rama jo vetëm që kanë mbyllur sytë por kanë nxituar të firmosin çdo shkresë. Kjo dosje na provoi se çfarë është kapja e shtetit. Falë asaj dosjeje është kuptuar se qeveria e Ramës nuk është e tij por e Zotos.

Shpreh vlerësimin tim për prokurorët që kanë punuar për Ahmetajn, hetimi është i thelluar. Prandaj secili prej nesh ka një detyrim moral që të mbështesim SPAK që t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve se është e vetmja mundësi që t’i jepet fund kësaj afere. Pas çdo firme që hidhte Ahmetaj ai fitonte një transaksion të paligjshëm, një vilë... madje e dini në çfarë periudhe?  Pasi u votua një ligj për koncesione, një ligj që ju e votuat për Klodian Zoton...

Duke përdorur edhe votën tuaj. Duke përdorur dhe ju në këtë aferë të rëndë korruptive. Dje u njohët me qëndrimin e tij që konfirmoi që është arratisur derisa të arrijë një marrëveshje dhe të përfundojë negociatat me kreun e kësaj afere, Ramën. Prandaj është fshehur zotëria sot. Nëse Ahmetaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë secili prej atyre që është në burg do duhet t’i lirojë vendin kryeministrin. Ideaori nuk është as Damian Gjiknuri as Lefter Koka por Edi Rama. Sot Zoto e Mërtiri përlajnë lekët tona dhe e gjitha është falë vullnetit të Ramës.”- tha Bardhi në Kuvend.

Ora 10:32
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetaj, Bardhi në Kuvend: Pjesë e hetimit duhet të jetë koka e aferës së inceneratorëve, Edi Rama

 

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka folur në Kuvend për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj. Bardhi tha se 17 vendime janë kaluar brenda ditës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Bardhi u shpreh se pjesë e hetimit duhet të jetë koka e aferës së inceneratorëve, që sipas tij është Edi Rama.

Truri i tij financiar krijoi një skemë për të përfituar një mënyrë të parregullt 430 mln euro. Përgatisin dhe fillojnë të përgatisin në një zyrë private të biznesmenit për ti grabitur qytetarëve shqiptarë 430 mln euro. Me ndihëm e Edi Ramës dhe Ahmetaj me përfshirjen e një numri të konsiderueshëm të ministrave të Ramës, këta dy zotërinj fillojnë të marrin paratë tona për të ndërtuar inceneratorin për djegien e mbetjeve, që sot pas 7 vitesh janë jashtë funksionit. PD e ka denoncuar këtë aferë duke nisur nga viti 2018, po kryeminitri, ministrat deputetë e PS jo vetëm nuk na dëgjuan por filluan të na sulmonin, tallnin, të na intimdonin. Dua të falënderoj për kryetaren e komisionit hetimor, Tabakun, Këllicin, Zhupen, Bocin, Spaho. Secili prej tyre, siç tregon edhe dosja e Prokurorisë i dhanë informacion të bollshëm që të vijmë në këtë kërkesë që njeri u ramë s’më i besuar rrezikon jo më pak se 15 vite burg. Pa asnjë dyshim, pjesë e këtij hetimi do duhet të jetë koka e aferës, ai është kryeministri Edi Rama. Pa ndihmën e Ramës as Ahmetaj dhe ministrat e kësaj qeverie nuk mund të miratoheshin 17 vendime brenda ditës. Ato projektvendime janë dërguar nga PC i Koldian Zotos në mbledhjen e këshillit të ministrave, janë futur në mbledhje qeverie dhe 17 vendime janë miratuar brenda ditës. Ahmetaj dhe Zoto iu ka përdorur në tre raste, tre projektligje të hartuara në zyrën e Zotës kanë shkuar në zyrën e Ahmetajt, Ramës dhe më pas ju keni ngritur kartonin për t’i votuar ato ligje. Unë e di që sot me zemër një pjesë janë me këtë krah të seancës plenare.  

Ora 10:29
Arrestimi i Ahmetajt, Bardhi: Rama të tregojë se ku ndodhet ish zv/kryeministri! Nikolla: Nuk e dimë

 

Kryetai i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi i kërkoi kryeministrit Rama të tregojë se ku ndodhet Arben Ahmetaj.

Gazmend Bardhi: “Ju deklaruat që është njoftuar Ahmetaj, a ka informacion kryetari i kuvendit mbi arsyet e Ahmetajt në këtë seancë dhe ku ndodhet ai gjatë ditës së sotme. Nëse ia ka arsye objektive të mungesës ne do udhët të shtyjmë seancën, ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment dhe cila është arsyeja e mungesës së Ahmetaj. Keni informacion

Lindita Nikolla: Jo nuk kemi.

Gazmend Bardhi: Unë propozoj që Rama të vijë në seancë dhe të na japë përgjigjen ku ndodhet Ahmetaj. Nëse ai është i shtuar në spital kemi detyrim të shtyjmë seancën. A keni një standard.

 

Ora 10:21
Kuvend/ Ahmetaj mungon, Berisha: T’i përgjigjet pyetjeve bosi i tij, Edi Rama

 

Sali Berisha tha në Kuvend se duhet t’iu përgjigjet Edi Rama pyetjeve për Ahmetajn.

Duhej të ishte në sallë për tiu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje.

Ora 10:16
SPAK kërkon arrestimin, Ja raporti i PD-se

1689274634_kuvend.jpg

Edhe Partia Demokratike ka dorëszuar rekomandimin lidhur me kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Raporti u hartua nga 5 deputetët, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin: Gazment Bardhi,  Enkelejd Alibeaj, Greta Bardeli, Saimir Korreshi dhe Ervin Salianji.

Ora 10:15
SPAK kërkon arrestimin, nis seanca e posaçme në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e posaçme plenare ku do të diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Ora 09:57
Kuvendi pritet të miratojë kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, Edi Rama mbërrin në parlament

 
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ku pritet që të miratohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. 

Në një reagim të parë, që pas kërkesës për arrestim, Arben Ahmetaj ka mohuar çdo akuzë që është ngritur ndaj tij duke thënë se do të flasë vetëm kur të gjithë të kuptojnë se s’ka asnjë lidhje me procedurën. E madje, ai ka thënë se do të dalë kur e vërteta të marrë rrugë.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ku ndodhet Ahmetaj?
SPAK po heton rolin e Ahmetajt në tre inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.  Sipas Zërit të Amerikës Ahmetaj u largua nga Shqipëria pak orë përpara se Prokuroria të formulonte kërkesën drejtuar parlamentit për ti hapur rrugë arrestimit të tij. Në 2 mbledhjet e këshillit të mandateve (11 - 12 korrik) Ahmetaj u përfaqësua nga avokatët të cilët pranuan se klienti i tyre nuk ndodhej në Shqipëri se ishte jashtë për arsye familjare dhe se nuk kishte pasur asnjë dijeni se Prokuroria do të paraqiste një kërkesë të tillë para Kuvendi. 

Po sipas Zërit të Amerikës, Ahmetaj është larguar nga pika kufitare e Kakavijës. Ai kishte blerë online një bilete avioni për në Itali por nuk e ka përdorur atë. VOA por jo vetëm, edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi kanë hedhur gjithashtu hipotezën se nga verifikimet e sinjalit të celularit të ish ministrit të Financave, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Ora 09:24
EKSKLUZIVE/ PS i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt: Kërkesa e SPAK nuk ka ndikim politik! Ja raporti për ish zv/kryeministrin

Partia Socialiste i hap rrugë SPAK për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij.

Report TV dhe shqiptarja.com sigurojnë ekskluzivisht dokumentin që përbëhet nga 14 faqe ku deputetët vlerësojnë se kërkesa e SPAK ndaj deputetit Arben Ahmetaj, është në përputhje me kërkesat ligjore dhe përjashtohet mundësia që kërkesa e SPAK të ketë ndikim politik apo ndërhyrje tjetër.  

“Gjatë shqyrtimit të kërkesës, nuk rezulton që kërkesa të jetë bërë në kushtet e një ndikimi politik apo të një natyre/ndërhyrje tjetër të padrejtë që të bjerë ndesh me interesat e drejtësisë” thuhet në raportin e Komisionit. 

Raporti u dorëzua vetëm 30 minuta para orës 10:00 kur është caktuar dhe ora e fillimit të seancës ku do të votohet kërkesa e SPAK.

Në raport deputetët kujdesen të thonë se 'nuk janë noterë" që vulosin kërkesat e prokurorisë. Nuk janë gjykatë, por në këtë procedurë ato sillen si quasi-gjykatë dhe, natyrisht, në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës dhe 288 të K.Procedurës Penale, mbikqyrin garancitë që respektojnë liritë, të drejtat dhe sigurojnë që ndaj deputetit të mos kryhet arrestim arbitrar.

Në fund deputetët rekomandojnë pranimin e kërkesës së SPAK. 

Deputetët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit së të gjithë shtetasve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe garancive procedurale në hetim dhe procesin penal, me qëllim që drejtësia të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, në zbatim të nenit 73 të Kushtetutës, nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, i rekomandojmë Kuvendit: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit, Z. Arben AHMETAJ.

Raporti u sigurua nga gazetari i Report Tv Ermal Qori

Deputetët që kanë firmosur raportin janë

Klotilda Bushka 

Ermonela Felaj ( Valikaj)     

Klevis Xhoxhi

 Arben Pëllumbi

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)