Ndërtimet pa leje, Bardhi i përgjigjet Ramës: Boll e shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve

Ndërtimet pa leje, Bardhi i përgjigjet Ramës: Boll e shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka cilësuar shantazh fjalimin e shefit të qeverisë në 30 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Duke iu referuar momentit kur Rama u shpreh se PD dërgon në Kushtetuese një vendim qeverie për ndërtimet pa leje,  Bardhi i bëri thirrje, të mos shantazhojë Gjykatën për llogari të 5 oligarkëve.

'Aq shumë ka humbur lidhjen me realitetin, sa mendon që Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri. Dikush duhet ta kthej me këmbë në tokë: Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë barazinë përpara ligjit. Nëse qytetarët e zakonshëm shkojnë në burg për ndërtim pa leje, i njëjti rregull vlen edhe për oligarkët e tu. Zbato ligjin, konfisko kullat e krimit e korrupsionit që janë pa leje dhe dorëzo para drejtësisë ata oligarkë që me lejen tënde kanë ndërtuar pa leje. Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve që i ke dhënë statusin të paprekshëm.'- u shpreh Bardhi.

Sot kryeministri Edi Rama, në 30 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese tha se PD po çon një vendim qeverie ne Gjykatën Kushtetuese, duke marrë në mbrojtje shkeljen e ligjit. Sipas Ramës jo çdo konflikt me natyre politike duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese.

Partia Demokratike dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje. Kërkesa u depozitua nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa mban firmën e 28 deputetëve, mes tyre të ish-kryedemokratit Lulzim Basha. PD kërkon shfuqizimin e këtij vendimi me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 20/10/2022 16:45

    kur flet dhe ky pederasti na acaron kot

    Përgjigju
  • beni: 20/10/2022 16:44

    bardha apo bardhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall