TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar, Grupi i Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje. Kërkesa është depozituar sot nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa mban firmën e 28 deputetëve, mes tyre të ish-kryedemokratit Lulzim Basha.
Bardhi shkruan se ky vendim i qeverisë është marrë ne qëllim favorizimin e oligarkëve, të cilët kanë ndërtuar kate pa leje përmes të cilave kanë pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë. PD kërkon shfuqizimin e këtij vendimi me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.
"Sot në emër të Grupit Parlamentar të PD depozitova në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin si antikushtetuese të vendimit të Edi Ramës për marrjen në mbrojtje shtetërore të oligarkëve që kanë ndërtuar pa leje në Kullat e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë. Vendimi i Qeverisë për të marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës:
Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cënon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cënon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji. Është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale një kategorie personash, pa ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend. Është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Vendimi i Qeverisë provon që milonerët e Edi Ramës që kanë ndërtuar kulla pa leje në mes të Tiranës, janë të ndryshëm nga 3 milion shqiptarët e tjerë dhe veçanërisht janë të ndryshëm nga 3304 qytetarë që kanë shkuar në burg pse kanë rregulluar pa leje çatinë e shtëpisë së tyre. Gjykata Kushtetuese ka shansin të na provojë se kushdo është i barabartë përpara ligjit. Oligarkët e Edi Ramës nuk janë mbi ligjin; nuk janë të paprekshëm", shkruan Gazment Bardhi.
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet. Deri më tani vetëm “Ideal Cosntruction shpk” ka vendosur t’i dhurojë shtetit shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, e cila do të përdoret për interes publik. Ndërkohë janë sekuestruar edhe tre pallate të tjera.
Një në rrugën 'Myslym Shyri' në Tiranë, pasi kishte ndërtuar 2700 metra katrorë shtesë pa leje, nga firma ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall Herrit. Nga ana tjetër është sekuestruar edhe ndërtesa 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina e ndërtuar pa leje. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 metër katror. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.
Po Rama po i godet ju me kete veprim po i.mbroni
Përgjigju