Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka ironizuar punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, me fokus projektin e transformimit të partisë, arritjet dhe synimet e PS për mandatin e katërt.

Bardhi ka publikuar fotot nga 12 ish-kryebashkiakët dhe ish-deputetët që janë hetuar nga SPAK, ndërsa krahas saj shkruan me ironi se ky do jetë paneli i 7-të i Kongresit me temë ‘Eksperienca më e mirë në luftën kundër korrupsionit në Qeverinë e Edi Ramës’.

“Zbulohet paneli i 7 i Kongresit të PS me temë diskutimi ‘Eksperienca më e mirë në luftën kundër korrupsionit në Qeverinë e Edi Ramës’. Për arsye ‘objektive’ diskutimet do të zhvillohen online”, shkruan Bardhi.

Foto e publikuar nga Bardhi