Bardhi: Kjo familje në Elbasan jeton në mjerim! I mashtruan për 8 vjet, në 25 prill të zgjedhim qeverinë që ndihmon njerëzit

Bardhi: Kjo familje në Elbasan jeton në mjerim! I mashtruan për 8 vjet, në 25 prill të zgjedhim qeverinë që ndihmon njerëzit

Gazmend Bardhi

Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi ishte në disa familje, që sipas tij jetojnë më skamje dhe pa asnjë ndihmë të vërtetë nga qeveria.

“Në çdo lagje, në çdo rrugicë dhe në çdo pallat në Elbasan gjen njerëz në nevojë, në pamundësi që qeveria u ka kthyer kurrizin, duke i lënë në varfëri ekstreme Gëzim e File Lulja, banojnë në lagjen Vullnetari dhe blejnë me listë. Pa punë, pa ndihmë. Janë zhytur në borxhe dhe mezi ja dalin të shlyejnë detyrimin për dritat. Arben Kabashi banon në lagjen 5 Maji, dhe ka vështirësi të mëdha, me të birin me probleme shëndetësore. Për këtë merr një kemp 100 mijë lekë në muaj. Dëshiron të punojë, por nuk gjendet një mundësi. Kushtet e jetesës janë të mjerueshme.

Në banesën e Nadires, në bodrumin e një pallati në lagjen ‘Beqir Dardha’ pranë Stadiumit, përmes një televizioni të vjetër ka mbërritur propaganda, po asnjë nga mrekullitë e rilindjes. 65 vjeçarja jeton me të bijën e dy mbesat në kushte të rënda. Qeveria e Edi Ramës i jep 20 mijë lek të vjetra në muaj, dhe i faturon 30 mijë lekë drita. Bashkia nuk i ka shkuar për t’u kujdesur. Kjo është gjendja e një pjese të mirë të popullsisë në Elbasan, e asaj që fshihet nga retorika 8-vjeçare e qeverisë”.

Gazment Bardhi i siguroi familjarët se programi i PD i përgjigjet realitetit dhe ofron zgjidhje.

“Kudo në Elbasan shoh mjerim dhe varfëri, prandaj na duhet ndryshimi në 25 Prill, që të kemi mundësi të jemi përkrah prindërve në nevojë. Do ta keni përkrah qe erinë. Nuk mund të jeni vetem! Qeveria nuk mund të jetë krah 10 njerëzve që fusin lekët e shëiptarëve në xhep dhenkanë braktisur 3 milionë të tjerë. Edi Rama na premtoi 300 mijë vende pune, por i mbylli ato dhe hoqi njerëzit nga ndihma ekonomike. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike, që jeta për atë që nuk gjen dot një punë të mos jetë kaq e veshtirë sa sot. Na duhet mbështetja juaj qe pas 25 prillit te keni qeverine ne krah”, tha Gazment Bardhi në takimet me familjet në nevojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 01/03/2021 02:48

    Ike o gazi mos u bej gaz i botes tu hap barku ty per kete familje. Ku ishe ti para disa vite per shqetesimet e kesaj familjeje dhe te tjera si kjo apo interesohesh tani per te marre nje cop deputeti qe te mbushesh xhepat e tu e pastaj te kujtohesh perseri pas 4 vjetesh. Ikni o far e qelbur dhe zhdukuni nga kjo faqe e dheut

    Përgjigju
  • TORE B.: 28/02/2021 15:44

    O Gazi bej nonje bythore te kendeshme andej nga Elbasani

    Përgjigju
    • Shkodra: 28/02/2021 20:22

      Ne mjerim kenka ky zotnia po sahatin e paska te shtrejnt ne dore. Hajde politik hajde....

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat