Konferenca e Kryetarëve s'pranon kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me Ramën për inceneratorët! Bardhi: Po financojnë arratinë e Ahmetajt! PS: S'është urgjente

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve. Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se mazhoranca e ka shndërruar parlamentin nga një parlament që duhet të mbrojë interesat qytetarëve në parlament që mbron interesat e bosëve të inceneratorëve. Sipas Bardhit, me paratë e shqiptarëve po financohet arratisja e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Arben Ahmetajt.

'Duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e parlamentit nga parlamenti që mbron interesat e qytetarëve shqiptar në një dyqan që mbron interesat e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Fakti që paratë e shqiptarëve transferon të dy njerëz në arrati nuk është një çështje urgjente për Kuvendin. Interpelanca urgjente dhe mocioni me debat janë dy kërkesa të drejta. Sado siklet dhe hall të ketë Edi Rama mbi këtë çështje duhet të respektohet kushtetuta dhe rregullorja.

Nuk ka urgjencë thotë Kuvendi. Klodian Zoto dhe Arben Ahmetaj mund të marrin para nga buxheti i shtetit. Paratë e shqiptarëve mund të financojnë arratinë e këtyre personale. Është një çështje që për mazhorancën konsiderohet e ezauruar. Kërkesa për interpelancë kërkonte këtë gjë. Do të zbatohet kushtetuta dhe rregullorja. Rrethi në të cilin kryetarja e kuvendit ka futur veprimtarinë parlamentare është një rreth i rrezikshëm.'- tha Bardhi.

Ndërkohë zëvendës kryetari i grupit parlamentar në PS, Toni Gogu tha se kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama, nuk janë urgjente për tu diskutuar në seancën e ardhshme. Gogu tha se tahsmë e ka fjalën drejtësia.

'Besoj si parlamentar, janë çështje që po i heton drejtësia.Kuvendi e ushtroi veprimtarinë e vet me një komision gjerë e gjatë. Nuk mund të prisheshin rregullat që kemi kërkuar bashkë të krijohet një urgjencë që nuk ekziston. Përmbajtja që ajo kërkesë, ka nuk ka brenda asnjë urgjencë.’- tha Gogu.

Në mungesë të Arben Ahmetajt, opozita kërkoi interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Edi Rama mbi çështjen e inceneratorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Kërkesat e PD për inceneratorët, Gogu: Nuk janë urgjente! Kuvendi e ushtroi kontrollin, tani flet drejtësia

Zëvendës kryetari i grupit parlamentar në PS, Toni Gogu tha se kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama, nuk janë urgjente për tu diskutuar në seancën e ardhshme.

‘I theksoj fjalët urgjente që i bashkonin pakicën e pakicës që kërkonin që ne të mblidheshim në seancën pasardhëse. Ne i dhamë pëlqimin kryetares. Çështjet që janë të ngjashme mund të bashkohen dhe të trajtohen bashkë. Nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje duhet të hynin në seancën ardhshme. Do të vendosë Kuvendi të enjten nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës apo jo. Ne besojmë fort se aty nuk ka përmbajtje. Tani është momenti i drejtësisë për atë çështje, kur ne hapëm rrugën e komisionit hetimor, i cili sot është në duart të drejtësisë. Çdo veprim tjetër këto urgjencat janë ose brenda grupeve, por për Kuvendin e Shqipërisë mendoj se urgjenca janë pensionet, studentët, shërbimi mjekësor. Për këto arsye ne vendosëm që në seancën e ardhshme të caktohet. Nuk kemi asnjë lloj frike për të bërë debat. Besoj si parlamentar, janë çështje që po i heton drejtësia. Kuvendi e ushtroi veprimtarinë e vet me një komision gjerë e gjatë. Nuk mund të prisheshin rregullat që kemi kërkuar bashkë të krijohet një urgjencë që nuk ekziston. Përmbajtja që ajo kërkesë ka nuk ka brenda asnjë urgjencë.’- tha Gogu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laji: 18/07/2023 15:08

    Ky Gogu duket qe ne surrat qe esht pervers e mashtrrus

    Përgjigju
  • Mergimtari: 18/07/2023 13:24

    Per aq kohe sa ky person pergjegjes nuk u morr ne ndjekie penale per vrasjen e 2021 -it ne Elbasan le t'ia degjojme pordhet.Sado e madhe te jete vjedhia,edhe sa milionat e djegesave,nuk ja kalon vrasjes. .

    Përgjigju
  • Tepelena: 18/07/2023 12:49

    Ahmetaj e ka vendin ne burg. Uroj qe te zbulohet vendndodhja e tij dhe te ekstradohet. Por Gazmendi me shok te mos shtiren si njerez qe interesohen per drejtesi sepse i kane sherbyer Sali Berishes duke ia njohur fare mire krimet. Korrupsionin e kishte me te pakten Saliu. Mos harroni 21 Janarin, tradhetine kombetare, firmat piramidale, shkaterrimin me themel te sistemit te drejtesise dhe te arsimit te larte. Hipokritet e opozites haxhiqamile.

    Përgjigju
  • e drejta: 18/07/2023 11:25

    KESAJ GAZMENDES KUSHEDI CI DUKET VETJA.....AS NUK E FUT NJERI NE LLOGARI POZITE OPOZITE BASHKE (PERVECSE BANDIT BERISHES QE E PERDOR SI TI DOJE QEJFI, SE KANE BERE DALLAVERE BASHKE)

    Përgjigju
    • Italia si moter: 18/07/2023 11:58

      O bardhushe eeee tani e ka ne dore prokuroria ,ju doni qereles por nuk ka ,ti je nje rrembythje asgje tjeter ,jee nje qen qe leh o plere.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin