Partia Demokratike thotë se kërkesa për heqjen e identifikimit elektronik në zgjedhjet 2027 vjen për shkakun se kjo metodë (të cilën PD e kërkoi vetë implementimin), nuk është funksionale në shmangien e votimit të shumëfishtë.

Në një deklaratë për Report Tv, Gazment Bardhi thotë se tenderat janë të paracaktuar. Përmirësimi është tentuar 3 herë me kërkesën e PD, por pa një zgjidhje konkrete.

“Është fakt që sistemi i identifikimit elektronik nuk ka arritur të parandalojë këtë shqetësim që ne kishim në prezantimin e tij. Duhet të kemi parasysh që s’ka ndërlidhje mes pajisjeve nga një qendër votimi në një tjetër. Në një pjesë dërrmuese të qendrave të votimit s’ka pajisje fare. Veç faktit që harxhohen paratë, nuk gjendet zgjidhje, tenderat janë të paracaktuar. E kemi tentuar 3 palë zgjedhje dhe nuk është përmirësuar. Sa kohë që KQZ nuk e ka bërë në 3 palë zgjedhje do të ishte gabim i rëndë për PD dhe opozitën që të pretendonte që i njëjti që s’e ka bërë në 3 palë zgjedhje, ta bëjë herën e katërt”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2027, Bardhi në Report Tv: Gati amendamentet e PD, nga nesër nis prezantimi! Këtë javë çojmë në Kushtetuese hartën e re territoriale