Bardhi me banorët në Rrajcë: Rama vetëm premtoi në 8 vite e nuk bëri asgjë! Ne do ju sjellim rrugë, subvencione dhe taksë zero për tokën

Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ishte me banorët e Rrajcës në Prrenjas, të cilët prej 8 vitesh nuk kanë parë të bëhet asnjë investim në zonën e tyre, janë pa rrugë dhe kanë ngelur në vendnumëro për mungesë subvencionesh e mbështetje për bujqësinë dhe shitjen e prodhimit. Ndërkohë, prej 8 vitesh shohin rritje të çmimit të energjisë, rritje të taksave që paguajnë për bashkinë e nuk marrin asnjë shërbim, dhe rritje të kostove për punimin e tokës.

 “Të jem i sinqertë, ajo që kam parë në këtë qark është se edhe socialistët, edhe demokratët nuk kanë gëzuar një ditë të mirë në këto 8 vite, e kanë vuajtur njëlloj, janë varfëruar njëlloj. Gjendja e mjerimit në Librazhd dhe në Prrenjas më e renda. Dhe analizova të dhënat e zgjedhjeve dhe del se këto dy bashki i kanë dhënë Partisë Socialiste më shumë besim se të tjerët. Kjo është arsyeja pse ju kanë lënë në këtë gjendje se ju kanë marrë për të mirëqenë, konsiderojnë se i kanë njerëzit në xhep. Dhe kanë vlerësuar se kutia mbushet me vota edhe po nuk u shërbeve njerëzve. Këtë mesash kanë dhënë në këto 8 vite. Në 2013 premtoi mrekullinë me shëndetësinë, energjinë, naftën, arsimin. Por mbolli varfërinë. Kudo thonë, më keq se kaq s'ka qenë kurrë. Fshati paguan taksa ndriçimi, gjelbërimi e pastrimi dhe s'ka rrugë e kosha. Njerëzve të zakonshëm e punëtorë i kanë vënë shkelmin në fyt. Se subvencionet dihet që kanë qenë zero. Paguaj fshatari energjinë me 170 lek kilovati se thotë jeni regjistrua me NIPT, jeni biznes. Fshatari që punon tokën e vet, është biznes ndaj i merr dhe taksë toke”, tha Bardhi.

Bardhi u ndal tek plani i PD për bujqësinë dhe nxjerrjen e fshatit nga varfëria, ndërsa tha se PD po lufton për të rikthyer normalitetin në vend dhe jo thjeshtë rotacionin politik.

 “Do sjellim skemë të thjeshtë subvencioni mbi bazën e prodhimit, pa NIPT e pa burokraci se nuk është biznes për të punuar tokën tënde. Taksa e tokës do jetë zero. 8 vjet në pushtet Edi Rama, 16 vjet Taulant Balla, s’besoj se ka ardhur 4 herë këtu. Ju jeni ne vendnumëro, ai pret pyjet, fryn xhepat dhe vjen e paraqitet te ju si kaposh. Duhet ndryshim. Me 25 prill nuk kemi flamuj partish. Por flamurin e shpise tone. Familjes tone. Duhet model tjetër, nëse pas 4 vitesh keni me shume lekë ne shpi e paguani më pak, qeveria e ka bërë punën mirë e   Shteti të merret një herë me ata lart që vjedhin me lopatë, të arrestojë një herë Taulant Ballën që po shkreton pyjet, atë që çohet në mëngjes e merr kodrën se sa e bukur qenka, pastaj të vijë te ai që rregullin çatinë. Ndaj duhet të jemi bashkë, e të kthejmë normalitetin. Secili ka në dorë fatin e vet e të familjes me 25 prill. Me 26 prill, siç jemi bashkë ta bëjmë realitet ndryshimin. Nuk mjafton të ikë Edi Rama e të vijë Lulzim Basha. Të ikë Taulant Balla e të vijë Gaz Bardhi. Ky është vetëm hapi i parë për t’i dhënë Shqipërisë shansin për të pasur një qeverisje, një model ndryshe", tha Bardhi.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 10/04/2021 10:37

    ikoo plere se mbi kurrizin e PDS JANE 97 21 janarin Gerdeci a po dhe keto ndodhen kure ishte PS ne pushtet ,po e beni si Saliu qe premtonte cekun e bardhe dhe ju

    Përgjigju
  • Begu: 10/04/2021 09:35

    Vetem ai qe nuk ka sy e nuk sheh,nuk ka vesh e nuk degjon,nuk ka mend e nuk mendon,Mund te thot keshtu sic u shkrua ne kete titull banal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen