Bardhi në Dumre: Fermeri do marrë subvencione bazuar mbi sa prodhon! Nxjerrja e fshatit nga varfëria, prioritet i PD

Bardhi në Dumre: Fermeri do marrë subvencione bazuar mbi sa prodhon! Nxjerrja e fshatit nga varfëria, prioritet i PD

Gazment Bardhi

Drejtuesi politik i PD për Elbasanin Gazment Bardhi u ndal gjatë turit të tij në një fabrikë vaji ulliri në Belsh, ku dëgjoi shqetësimet e prodhuesve. Bardhi thotë se është informuar për faktin se malli u rri stok në shtëpi. Por për Bardhin ky problem ka zgjidhje.

“Shteti duhet të subvencionojë dhe të mbështesë pikat e grumbullimit dhe fabrikat që e prodhojnë vajin dhe e tregtojnë. Shteti e merr përsipër ta tregtojë, sepse fshatari nuk e nxjerr dot vajin për ta çuar në Greqi, në Itali, apo në treg ndërkombëtar, ndërkohë që po të ketë fabrika përpunimi dhe tregtimi që mbështeten dhe financohen nga shteti, me siubvencionet që buxeti i shtetit jep për këtë lloj industrie, e konkuron edhe vajin në Itali, edhe në Greqi dhe e nxjerr në treg, bëhët pjesë e tregut ndërkombëtar. Unë isha në Cerrik ku kishin pak a shumë të njëtin shqetësim. Kishin ndërtuar një fabrikë moderne për përpunimin dhe tregtimin e vaijt, i kishte shkuar investimi me mijëra euro, i kishin thënë dhe i kishin premtuar që do merrte mbështetje nga shteti, dhe pastaj mbasi e kishte përfunduar të gjithë fabrikën dhe kishte hyrë në borxh me mijëra euro, i kishin thënë nuk të subvencionojmë sepse nuk i ke pasijet të blera në Gjermani, por i ke të blera në Itali. Ndërkohë që ai i kishte marrë më cilësore dhe i kishte paguar më shumë. Pra, kishin futur një kriter atje për ta përjashtuar, pse e kishin përjashtuar? Sepse i kishin kërkuar kafe! Ai nuk kishte mundësi me i dhënë kafe sepse kishte investuar, kishte marrë kredi e kishte marrë borxhe. Ky është realiteti. Skenën ne e kemi të përcaktuar është e thjesht dhe e qartë. Fshatari dhe fermeri do të marrin subvencione bazuar mbi aq sa prodhon. Por, nuk mjafton se këtu ngelet hallka përgjysëm sepse fshatari mund ta marrë subvencionin për atë që prodhon, por i ngelet pa tregtuar. Prandaj do të duhet të vazhdojë zinxhiri i plotë me pikat e grumbullimit që do të duhet të subvencionohen po nga shteti dhe në rastin konkret me pikat e grumbullimit dhe të tregtimit” – tha Bardhi.

"Po, kanë vetëm një dallim, që kanë shtetin kundër, nuk e kanë shtetin në krah, dhe ajo që duhet për t’u bërë bashkë në 25 prill është kjo që të sjellim ndryshimin: të mos e kenë shtetin në krah 5 njerëz, siç i kanë dhe këtu, që marrin ata 95 milion eurot në bujqësi, por ta kenë fermerët dhe fshatarët e zakonshëm që punojnë nga mengjesi deri në darkë. Ato lek dalin nga buxeti i shtetit thjesht kanë ndërtuar në skemë me përjashtu njerëzit e zakonshëm, fermerët e zakonshëm, e të ndërshëm që punojnë nga mengjësi e deri në darke, dhe me i marr leket pesë njerëz me të cilët i ndajnë në fund të ditës. Kështu është bërë dhe këtu.

Prandaj skema jonë do të jetë e tjeshtë, aq sa prodhon aq do marrësh, po prodhove pesë kilogram do marrësh 100 lek e këshu me rradhë. Jo të vësh kriter e ke serën 2 metra, jo ta kesh 2 metra e 20. Keto janë thjesht kritere burokratike për të përjashtuar njerëzit nga skema, që ato lek që dalin nga buxheti i shtetit të mos shkojnë te njerëzit se po shkuan te njerëzit pa kritere diskriminuese, nuk i ngelet gjë për të futur në xhep dhe as për ti ndarë më ato pesë veta që i ndan. Kjo ka qënë skema që kanë aplikuar këto 8 vite prandaj fshati është në këtë gjendje dhe në këtë degradim. Kjo është sfida jonë, nuk kemi sfidë tjetër, në 25 Prill pa diksutim të gjithë bashkë do të bëjmë ndryshimin, por veçanërisht në 26 e në vijim", shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë