Bardhi në mbrojtje të Bashës: Konkluzionet të dalin pas analizës së brendshme! S'është zgjidhje të ikësh nga funksionet në parti

Emocionale i ka cilësuar Gazmend Bardhi kërkesat e disa deputetëve demokratë për dorëheqjen e Bashës pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 6 marsit për të cilin fajësoi grupin e Berishës. Bardhi theksoi se nuk duhet të merret asnjë vendim pa u bërë analiza e thellë dhe kushdo që mendon të kundërtën po punon kundër interesave të PD.

"Nuk mund të dalësh në konkluzione për përgjegjësi pa bërë një proces reflektimit, kushdo që del në konkluzione pa analizën, nënkupton që nuk vendos të parin interesin e PD dhe demokratëve, kam zgjedhur të shprehem në institucione, do të shprehem kur të mblidhet kryesia dhe këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë, reflektim, që qëndrimi që do të mbajë kryesia të jenë në shërbim të demokratëve. Nëse e gjithë gjendja në të cilën ndodhet PD dhe biem dakord të gjithë, pavarësisht qëndrimeve tona, është një gjendje që e ka dëmtuar PD dhe për këtë arsye, procesi i analizës të jetë serioz, jo çështje karrigesh, por përgjegjësie, kush del në përfundime pa bërë analizën, nënkupton që nuk ka në interes të parë, demokratët. Kam pasur 2 parime, koherencën dhe vënien të parë interesin e demokratëve, dhe këtyre parimeve nuk do i iki deri ditën e fundit. Është gjëja më e thjeshtë që të ikim përgjegjësisë duke ikur nga pozicionet që kemi, por demokratët kanë nevojë për përgjegjësi të marra, por edhe përgjegjshmëri, s'mund ta trajtosh PD si institucion kur në ditë të mira qëndron dhe në ditë të këqija largohesh. Demokratët të reflektojnë thellë që gjendja nuk i ndihmon demokratët dhe duhet të gjejmë një zgjidhje në drejtim të PD. Ka një problem brenda disa muajsh në PD që ka shfokusuar vëmendjen që duhet të kishte partia në raport më opozitën, problemi është shtuar dhe është shtuar dhe problemi nuk ka përfunduar dhe nuk është shtuar dhe ka nevojë për një qëndrim që i shërben vetëm demokratëve, interesi personal ka zero rëndësi përpara interesit të demokratëve. Kam qenë në mbledhjen e grupit të PD ka qenë një qëndrim i një pjesë prej tyre edhe emocional, kam qenë 48 orë pa gjumë, edhe kolegë të mitë gjithashtu, kanë kërkuar zgjidhje, ka pasur nga ato që zgjidhje e mendojnë dorëheqjen e Bashës, nuk duhet ta dalim në konkluzione pa analizë të thellë", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha më në fund e pranon: Humbja e 6 marsit mësim i madh! Gati të bëj çdo gjë në interesin e PD, gjithkush do të marrë përgjegjësitë, duke filluar nga unë! Duma: Të ikë si Berisha


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë