Basha më në fund e pranon: Humbja e 6 marsit mësim i madh! Gati të bëj çdo gjë në interesin e PD, gjithkush do të marrë përgjegjësitë, duke filluar nga unë! Duma: Të ikë si Berisha

TIRANË- Për Lulzim Bashën, 6 marsi ishte një mësim për Partinë Demokratike, prandaj tani më ka nisur një proces reflektimi brenda vetë demokratëve, e ku të gjithë do të marrin përgjegjësi, duke theksuar se kjo përgjegjësi do të nisë nga ai i pari. Ai ka pranuar humbjen në 6 mars, por deri në këtë fazë ka refuzuar që të marrë përgjegjësi, pasi thekson thënë se vendimet do të merren pasi të bëhet analiza e thellë e 6 marsit, ku PD-ja doli forcë e tretë.

Deri më tani nuk ka ende në plan që të hapë një garë të brendshme për kreun e partisë, pasi thotë se është ende herët, për aq kohë sa nuk ka përfunduar analiza e brendshme. Synimi dhe detyra e tij kryesore, tha Basha është Partia Demokratike të bashkohet dhe të dalë më e fortë dhe për këtë shton se do të marrë përgjegjësi të plota për ta udhëhequr si proces.

Basha: Ju përshëndes, kemi filluar konsultimet për një reflektim të thellë për 6 marsin, kemi pasur një mbledhje të deputetëve, një të kolegjit të kryetarëve, do vazhdojë me mbledhjen e kryesisë, jemi në proces reflektimi dhe do marrim të gjithë përgjegjësi duke filluar nga unë i pari.
Pyetje: A do jepni dorëheqjen? ....Do të ketë garë për kryetar?
Basha
: Nëse unë tani paragjykoj se çfarë do të ndodhë pa folur me bashkëpunëtorët, me njerëzit. Aktualisht që flasim kryetarët e degëve kanë kontakt me strukturat në bazë, edhe deputetët po kështu. Pra, ne jemi në një proces reflektimi dhe që reflektimi të bëhet ashtu siç duhet duhet në radhë të parë të respektojmë ata njerëz të cilët kanë mendimet e tyre, sjellin mendimet e të tjerëve. Prandaj jemi në një proces që nisi që ditën pas 6 marsit, një proces që vazhdoi ditën tjetër dhe do të vazhdojë në ditët e ardhshme. Pra, është një proces i thellë reflektimi me një synim: Interesin më të mirë të demokratëve. Pra dalim, sepse duket qartë që një nga arsyet kryesore është përçarja dhe konflikti mes nesh.
Pyetje: A jeni i gatshëm të votëbesoheni?
Basha
: Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të Partisë Demokratike.
Pyetje: Do dorëhiqeni, nuk do garoni sërish?
Basha: 
Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të Partisë Demokratike.
Pyetje: përfshirë edhe largimin? 
Basha: 
Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të Partisë Demokratike. Por, duhet të keni pak durim se t’i paraprijmë gjërave kur jemi në një proces reflektimi nuk është as e mençur...Siç ua thashë që ditën pas 6 marsit ne kemi mbledhur strukturën e parë sepse ndodhi që e hëna ishte ditë parlamenti, mblodha  të nesërmen Kolegjin e Kryetarëve, do të mbledhim edhe Kryesinë ndërkohë vetë Kolegji i Kryetarëve ka dashur të jetë në kontakt me strukturat, deputetët kanë kërkuar të jenë në kontakt me strukturat. Pra, jemi në një proces reflektimi të brendshëm, disa prej tyre kanë kërkuar edhe analizë specifike për 6 bashkitë. Ju siguroj që demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre, Partia Demokratike do të dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar. Ky është synimi dhe në funksion të saj që padiskutim që  detyra dhe përgjegjësia e parë është e imja dhe unë jam i gatshëm të ndërmarr çdo hap që Partia Demokratike të jetë e fortë, e bashkuar dhe të dali nga 6 marsi, nga humbja e 6 marsit të mos humbi mësimin e madh  të 6 marsit që është domosdoshmëria për të qenë sa më të fortë dhe sa më të bashkuar përballë këtij regjimi.
Pyetje: Do garoni sërish për kryetar?
Basha
: S'kemi arritur akoma aty. Sot po diskutohet për Komisionin e Inceneratorëve,  shpresoj t’i japin një vëmendje se është bërë gjithë ajo punë dhe e meriton, Partia Demokratike, anëtarët tanë të komisionit, qytetarët e meritojnë transparencën në Komisionin e Inceneratorëve. Ndërkohë po bëhet nami me naftën dhe i pari i qeverisë ia ka mbathur për në Dubai.. Të merremi me këto. Procesi i reflektimit nisi dhe do të vazhdojë.

Mirëpo në një kohë kur Basha pranon humbjen, por jo përgjegjësinë si fajtor kryesor për këtë rezultat, Grida Duma dhe Agron Shehaj shohin largimin e tij si e vetmja zgjidhje, teksa numri 2 i PD-së, Gazment Bardhi i doli në mbrojtje, ku tha se nuk duhet dalë për përfundime pa përfunduar analiza e thelë brenda partisë.

PD-ja doli forcë e 3-të në 5 Bashki (përveç Rrogozhinës), duke u mundur jo vetëm nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, por edhe nga ish-aleati i tij, Sali Berisha që i mori Bashkinë e Shkodrës me Bardh Spahinë. Brenda PD-së kanë dalë disa zëra që fajtor kryesor bëjnë Lulzim Bashën.Në total janë rreth 17 deputetë nga 42 që ka grupi i PD që një mbrëmje më parë i kërkuan dorëheqjen kreut të PD, Ferdinand Xhaferri, Agron Gjekmarkaj, Helidon Bushati, Ilda Dhori, Dashnor Sula, Emilia Koliqi, Kasem Mahmutaj, Xhelal Mziu, Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Elda Hoti, Ervin Salianji, Grida Duma, Agron Shehaj dhe Flutura Açka. Ky zemërim në radhët e demokratëve erdhi pasi Partia Demokratike në drejtimin e Lulzim Bashës pësoi humbjen e 6 radhazi në zgjedhje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Shehaj: Basha s'ka më shumicën, të ikë! Kush kërkon largimin e Berishës të mbledhë më shumë vota se ai

 

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj është rreshtuar kundër Lulzim Bashës, i cili thotë se duhet të largohet si e vetmja zgjidhje për shpëtimin e PD.

" Në 6 mars treguan se Basha nuk ka shumicën prandaj duhet të largohet dhe t'u japë mundësi demokratëve të bashkohen. Të respektohet vullneti i shumicës. Demokracia funksionon nëpërmjet votës dhe shumicës, shumica tregoi që nuk është me Bashës, kushdo që pretendon se Berisha duhet të largohet të mbledhin vota se Sali Berisha dhe ta kërkojnë. Shumica ka shprehur vullneti, deri dje argumenti që përdorte ishte se kishte shumicën, tani nuk e kanë më si argument", tha ai ndërsa tha se nëse do të hapej gara, 'atëherë do të vendoste nëse do të marrë pjesë apo jo'.

Ora 12:18
Bardhi në mbrojtje të Bashës: Konkluzionet të dalin pas analizës së brendshme! S'është zgjidhje të ikësh nga funksionet në parti

Emocionale i ka cilësuar Gazmend Bardhi kërkesat e disa deputetëve demokratë për dorëheqjen e Bashës pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 6 marsit për të cilin fajësoi grupin e Berishës. Bardhi theksoi se nuk duhet të merret asnjë vendim pa u bërë analiza e thellë dhe kushdo që mendon të kundërtën po punon kundër interesave të PD.

"Nuk mund të dalësh në konkluzione për përgjegjësi pa bërë një proces reflektimit, kushdo që del në konkluzione pa analizën, nënkupton që nuk vendos të parin interesin e PD dhe demokratëve, kam zgjedhur të shprehem në institucione, do të shprehem kur të mblidhet kryesia dhe këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë, reflektim, që qëndrimi që do të mbajë kryesia të jenë në shërbim të demokratëve. Nëse e gjithë gjendja në të cilën ndodhet PD dhe biem dakord të gjithë, pavarësisht qëndrimeve tona, është një gjendje që e ka dëmtuar PD dhe për këtë arsye, procesi i analizës të jetë serioz, jo çështje karrigesh, por përgjegjësie, kush del në përfundime pa bërë analizën, nënkupton që nuk ka në interes të parë, demokratët. Kam pasur 2 parime, koherencën dhe vënien të parë interesin e demokratëve, dhe këtyre parimeve nuk do i iki deri ditën e fundit. Është gjëja më e thjeshtë që të ikim përgjegjësisë duke ikur nga pozicionet që kemi, por demokratët kanë nevojë për përgjegjësi të marra, por edhe përgjegjshmëri, s'mund ta trajtosh PD si institucion kur në ditë të mira qëndron dhe në ditë të këqija largohesh. Demokratët të reflektojnë thellë që gjendja nuk i ndihmon demokratët dhe duhet të gjejmë një zgjidhje në drejtim të PD. Ka një problem brenda disa muajsh në PD që ka shfokusuar vëmendjen që duhet të kishte partia në raport më opozitën, problemi është shtuar dhe është shtuar dhe problemi nuk ka përfunduar dhe nuk është shtuar dhe ka nevojë për një qëndrim që i shërben vetëm demokratëve, interesi personal ka zero rëndësi përpara interesit të demokratëve. Kam qenë në mbledhjen e grupit të PD ka qenë një qëndrim i një pjesë prej tyre edhe emocional, kam qenë 48 orë pa gjumë, edhe kolegë të mitë gjithashtu, kanë kërkuar zgjidhje, ka pasur nga ato që zgjidhje e mendojnë dorëheqjen e Bashës, nuk duhet ta dalim në konkluzione pa analizë të thellë", tha Basha.

Ora 11:40
Duma refuzon ftesën e Berishës: PD duhet të ecë përpara, jo pas! Basha të dorëhiqet, s'ka mbështetjen e shumicës së deputetëve

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka refuzuar ftesën e Sali Berishës për t'iu bashkuar Komisionit të Rithemelimit, pas humbjes në 6 mars e ku bëjnë përgjegjës kryesor Lulzim Bashën. Duma tha se PD-ja duhet të ecë përpara dhe jo pas, duke iu referuar Berishës si e shkuara. Ajo theksoi se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pasi tani më nuk ka mbështetjen e gjysmës së deputetëve demokrat.

"Shumica e grupit të PD ka kërkuar që partia të shkojë drejt zgjedhjeve dhe e mban kreun e partisë edhe pse s'ka shumicën e PD. Nuk më shkon ndërmend të kandidoj tani, dua që të kthehet debati real dhe të dëgjojnë që ka një shpresë. Besoj se si çdo gjë në jetë ka zhvillime, etapa, një minimum dhe maksimum, tani situata ka shkuar në maksimum dhe PD nuk mund të mbahet kur nuk ka mbështetjen e shumicës. Në të Durrësit menduam që është jetike të qartësojmë qëndrimin e PD mbi një projekt që është i mbyllur, porti do të thotë që janë marrë 81 ha tokë dhe u janë dhënë disa oligarkëve, është afera më e madhe strategjike dhe opozita duhet ta bëjë transparente dhe qëndrimi jonë ka qenë 81 ha t'i kthehen qytetarëve, unë kam thënë që PD duhet të ecë përpara dhe jo pas. Të gjitha vendimet që kemi marrë në momentin që duhet ta çojmë PD drejt suksesit, perëndimit, partnerëve strategjikë", tha Duma.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valteri: 11/03/2022 07:33

    Imagjinone po te fitonte PD-ja zgjedhjet ku do u bente kryeminister kjo funderrin,ky legen i legenit..qvar tmerri do bente per ta hequr qafe nga karrigja dhe parat e shtetit..a po do duhej ti benim skenar rumun..pasi ne opozit..le te lehen qeni sa te do..perkrahjen e Rames e ka..e ka dretesine,amerikanet..por vota nuk do kete..

    Përgjigju
  • Iris: 11/03/2022 01:35

    Rudina dhe mua me pelqen,se ka perkrahjen nderkombetare,por perpara ka maskarenjte dhelpra te rafinuara,Berishen dhe Meten dhe idiotet fanatike qe i perkrahin dhe i votojne akoma,perballe ketyre skiljeve,Rudina duket si femije naiv i pambrojtur.Pervec kesaj familja e saj duhet t'i jape duart njehere e mire Berishes.Keto vitet e fundit qe kur filloi percarja ne PD,duket se eshte pasqyruar dhe ne famijlen Hajdari ne raport me lidhjet dhe qendrimin ndaj tij,por qendrim te prere e te qarte nuk po shohim.Ne fakt Basha duhet te largohet nje dite,por eshte shume e rendesishme qe PD t'ia mbylle jo vetem deren,por dhe dritaret Berishes njehere e pergjithemone, qe as te mos guxoje,as te mos mendoje qe nje dite mund te kthehet ne politike dhe duhet qe reformimi te behet i tille qe ne krye te mos vine me as njerez qe jane gati te reabilitojne Berishen dhe t'a rikthejne ne parti dhe largqofte ne krye te PD,si te tipit Tritan Shehu etj,gjithashtu duhet siguruar qe edhe nese nje dite Berisha del me parti te re,ose ben hilene qe beri per 6 Marsin duke krijuar nje pseudo-koalicion si ai me LSI(SH.L),apo ndonje ngjizje a ribashkim per zgjedhje me parti e grupe te tjera(si FRD,fale nenkryetarit te saj per 25 Prillin) te mos i perdore kete si trampolin per t'u rifutur ne PD.Pa u bere keto,Basha eshte e keqja me e vogel qe duhet te qendroje ne krye te PD,per t'a shpetuar.

    Përgjigju
  • Dori: 10/03/2022 11:21

    Kryetare e PD duhet te zgjidhet Rudina Hajdari,nje figure qe duhet te respektojn gjith dhe me pikpamje europiane dhe atlantike.Cdokush tjeter do ishte nje humbje per PD.Mendoj se vetem me figura te reja mund te ket nje PD te re

    Përgjigju
    • Lakja: 10/03/2022 12:09

      Ndersa une them me mire sesa Rudinen te zgjidhet mami i Rudines. Eshte zonje grua ne kuptimin e fjales ... ashtu siç ka qene zonje ne drejtesi ishte edhe ne jeten e saj private dhe gjithandej.. ajo dhe Gaz Bardhi (I ziu) jane cift ideal per PD.. Fitore e garantuar..

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë