Bardhi në PE: Parlamenti shqiptar, jo-funksional! Qeveria nuk na ka ofruar dialog, komisioni i Reformës Zgjedhore, i bllokuar prej 22 muajsh

Bardhi në PE: Parlamenti shqiptar, jo-funksional! Qeveria nuk na ka ofruar dialog, komisioni i Reformës Zgjedhore, i bllokuar prej 22 muajsh

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi

BRUKSEL- Deputeti Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në komisionin e Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian, ka ngritur shqetësimet e opozitës sa i takon zhvillimeve politike në vend, duke u përqendruar tek seancat plenare në Kuvend.

Bardhi tha se Kuvendi prej 3 muajsh nuk funksionon, duke përmendur si shkak kërkesat që i janë refuzuar opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore. Mes të tjerash, deputeti pretendoi se qeveria nuk kishte shfaqur qëllime për të pasur dialog me opozitën, por përkundrazi, ishte sjellë me arrogancë.

"Siç evidentohet aty situata jo normale, apo funksionimi jo normal i parlamentit lidhet me disa të drejta kushtetuese që kanë deputetet e opozitës. Nuk është e vërtetë që ne kemi depozituar në të njëjtën kohë 8 kërkesa per komision hetimor. Ne kemi dorëzuar 8 kërkesa për komision hetimor gjatë 2 viteve të kësaj legjislature dhe ç’është e vërteta ekzaktesisht pas atij komisioni hetimor që përmendi kolegu Majko që ishte i suksesshëm dhe falë punës së tij prokuroria e posaçme arriti të provonte akuza për korrupsion ndaj disa ish zyrtarëve, për atë që quhet afera e inceneratorëve. Që nga ai moment mazhoranca ndaloi çdo ngritje të komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita. Në total janë 8 dhe vetem sesionin e fundit janë rrezuar brenda 1 jave 3 kërkesa për komisione hetimore. Janë refuzuar 4 kërkesa për interpelancë nga kryeministri i vendit për çështje që kanë interes për publikun. Mbahen të pashqyrtuara 31 projekt ligje të deputeteve te opozites, nderkohe sa i takon ligjeve me porosi ti deputeteve apo kolege te mazhorances ato miratohen pa u future ne kalendar, pa kaluar 2 javë nga depozitimi i tyre në parlament. Kjo është arsyeja pse sot deputetët e opozitës nuk kanë lejuar funksionimin normal të parlamentit pa u rikthyer ato të drejta qe atyre ja njeh Kushtetuta e Republikës së Shqiperisë. Unë e vlerësoj fjalën e kolegut Majko qe eshte i gatshem për dialog edhe në përgjigje të thirrjes së partnereve tanë ndërkombëtar, edhe ketu degjova që behej thirrje per dialog, por ne fakt gjatë ketyre 3 muajve të mungeses së funksionimit normal të parlamentit ne nuk kemi gjetur rrugën e dialogut apo doren e shtrire për dialog nga mazhoranca por kemi parë shtimin e masave agresive, arrogante ndaj opozitës. Ndryshimet e njëanshme në rregulloren e Kuvendit apo ndryshimet e njëanshme në ligjin per komisionet hetimore nuk janë një dorë e shtrire për dialog por jane një mesazh i qartë i mungesës së vullnetit për të gjetur zgjidhje, për të respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës"- tha Bardhi, 

Ndërsa sa i takon Reformës Zgjedhore, Bardhi, pavarësisht se të premten më 19 janar ishin deputetët e opozitës që e bllokuan mbledhjen e komisionit, deklaroi në PE se komisioni bipartizan është bllokuar prej 22 muajsh duke mos zhvilluar asnjë mbledhje. 

"Një tjeter çeshtje që ne fakt e ka futur ne ngerç kuvendin lidhet me nevojën qe ka Shqipëria për zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ashtu si raporti i Komisionit Europian evidenton, prej 22 muajsh në Kuvendin e Shqipërise ne kemi rënë dakort të ngrem një komision bipartizan për te realizuar reformen zgjedhore, i cili eshte bllokuar, nuk ka kryer asnjë veprimtari, nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje. Nëse analizon 2 raportet e fundit të misionit te vëzhguesve të OSBE ODIHR do të verehen çeshtje që vën ne pikëpyetje garantimin e standarteve për zgjedhje te lira dhe të ndershme në Shqipëri. Qoftë raporti i vitit 2021, qoftë raporti i vitit 2023 evidenton fenomenin e shit blerjes se votës, keqperdorimit të burimeve shteterore apo abuzimit me nënpunesit e administrates publike ne funksion te frikësimit te votuesve apo orientimit te votive. Kjo eshte nje çështje që do te duhet të adresohet përmes reformës zgjedhore por per fat të keq gjate këtyre 22 muajve puna e komisionit është penguar të prodhoje nje produkt që do ti garantonte Shqipërise zgjedhje te lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm"- shtoi deputeti. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja