BERAT- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka qenë ditën e sotme në Berat, sipas së cilit është qarku me numrin më të madh të papunëve dhe fajtor ka reformën territoriale të qeverisë Rama. Zgjidhjen e këtij fenomeni, Bardhi e ka parë në ndryshimin e qeverisë me zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë.
"Në takimin me demokratët e Beratit mësova se Berati është një nga 5 qarqet me papunësinë më të lartë në vend. Të rinjtë janë më të prekurit e kësaj gjendjeje të mjerueshme që duhet të ndryshojë duke ndalur largimin e tyre nga vendi. Mungesa e investimeve nga ana e qeverisë, sjellja skandaloze gjobëvënëse me biznesin, braktisja e banorëve të ish komunave janë disa nga arsyet e rrënimit të Beratit, Urës Vajgurore, Poliçanit, Skraparit dhe Kuçovës.
Pothuajse në çdo takim, nga veriu në jugun e Shqipërisë, dështimi i reformës territoriale është një nga shqetësimet kryesore që ndaj me demokratët. Ata sjellin e zërin e banorëve, të cilët kërkojnë të kenë më pranë qendrën administrative, si dhe të kenë dikë me pushtet të plotë për të zgjidhur problemet e tyre", tha numri 2 i PD-së.
Teksa flet me nota ironie, Bardhi tha se vendi nuk ka nevojë për kryebashkiakë që pinë kokainë, referuar denoncimit për Lefter Allën e Bulqizës, por që krijojnë kushte më të mira për qytetarët që të mos zgjedhin të largohen nga Shqipëria.
"Për të ndryshuar për mirë jetën në Berat, Urë Vajgurore, Poliçan, Skrapar dhe Kuçovë duhet të ndryshojmë qeverinë! Të sigurojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale për të zgjedhur dinjitozë, që nuk mbushin hundët dhe trurin me kokainë, nuk vjedhin, nuk shpërdorojnë, por u shërbejnë qytetarëve", përfundoi Bardhi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?
27 Dhjetor, 17:55
-
PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë
27 Dhjetor, 14:05
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor, 12:18
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
26 Dhjetor, 13:56
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
Metoda të ndyera në tentim brojtje të krimeve të veta (PD)
Përgjigju