Bardhi: OFL-ja po na tregon se 'bosët e krimit' janë të varfër! SPAK po nxjerr zbuluar propagandën e Ramës (VIDEO)

TIRANË- Pasuritë e vërteta të krimit të organizuar kanë mbetur të paprekura. Në këtë përfundim ka dalë Partia Demokratike lidhur me aksionin e bërë deri më tani nga Operacioni  Forca e Ligjit. Është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili me anë të një videoje ka servirur disa fakte, sipas së cilit shërbejnë për të kuptuar diferencës mes propagandës së bërë nga kryeministri Edi Rama dhe rezultateve të këtij operacioni.

Ai ka vënë përballë deklaratës së kreut të qeverisë "se me OFL-në është goditur në palcë krimi i organizuar", disa shifra ku thuhet se: OFL sekuestroi 101 pasuri, mes tyre 62 personave me precedentë të njohur kriminal. Na pasuria e sekuestruar 70 janë makina dhe 30 pasuri të paluajtshme. SPAK provoi se 18 nga 30 pasuritë e paluajtshme janë sekuestruar në mënyrë të paligjshme nga OFL-ja. Dëmi më i madh që i është shkaktuar krimit të organizuar është sekuestrimi i makinave. Ligji Anti-KÇK po degradon në sekuestrim makinash të vjetëra, moszbulim dhe ligjërim të pasurive të krimit.

Për këtë arsye, Bardhi shkruan se e gjitha është një lojë dhe OFL-ja po zbulon vetëm dy fakte. Së pari, sipas tij që nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore dhe së dyti se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e vetme që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti

"Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik! SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar. Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag. Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës: OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore! OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti! Edi Rama ka dështuar", shkruan Bardhi.

Postimi i plotë i Bardhit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 09/03/2020 12:27

    Nuk vihet ne pushtet me kte kryesi qe ka PD.Si mundet te bejne moral kjo bande ne kryesi te PD ku cdo gje rrejne,manipulojne inskenojne gjera te llahtarshme si skenari super mashtrues "babale".Si mundet te flasin per moral Basha,Bardhi,Alibeaj e natyrisht Salianji nje mashtrues I shkolluar(made in Albania)e llapaqen e shakllaban klasi e ne pergjithesi kjo bande vagabondash politik ne krye te PD ku morali e vija ideologjike e tyre eshte :genjeshtra,nashtrimi,skenarimi,manipulimi I te vertetes.Ndaj largimi I kesaj bande nga drejtimi I PD eshte detyre imperative e cdo demokrati.Pa largimin e tyre nga drejtimi I PD,pa largimin e kesaj strategjije ideologjike qe mbeshtetet vetem ne genjeshter,shpifje,manipulime ajo kurr nuk mund te vij ne pushtet e cdo dite braktiset nga demokratet e devotcem e cdo dite do I jepet rast krijimin e nje partije po te djathte,por me nje vije tjeter ideologjike e me nje platforme ekonomike e politike si alternative e platformes se partis ne pushtet

    Përgjigju
  • Naçu: 08/03/2020 21:46

    O Garzmenda, kur do na besh ndonje vezite ktej nga burreli. Do te te mbajme mire me ushqim e do kesh qeli te paster. Ska rrezik as per koronavirus. Do te kenaqim ter kohen se na e ke ngref keq.

    Përgjigju
  • F-35: 08/03/2020 21:03

    Po qe ka nje fare te drejte ky. Ose OFL po ja fut katundit, ose organet e reja te drejtesise po zhgenjejne qe ne start. Reforma e shumepritur duket po rezulton ne spektakel pa produkt. Shkurt, demagogji.

    Përgjigju
  • Ben: 08/03/2020 20:46

    Po Yll Ndroqin,pse nuk e therret OFL?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka