Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi tha se PD do të votojë kundër paketës fiskale dhe buxhetit 2022 pasi për të ky buxhet nuk rrit pagat dhe pension dhe nuk hap vende të reja pune, po pasuron edhe më shumë një grup klientësh pranë qeverisë. bardhi tha se më këtë buxhet dhe paketë fiskale po goditet shtresa e mesme
"Nëse i keni raftet plot atëherë kjo qeveri ka bërë një punë të mirë, por nëse jo, atëherë punët janë keq. Dhe nuk ka dyshim se jemi në skenarin e dytë, që punët janë keq. As buxheti dhe as paketa fiskale nuk punojnë për qytetarët, por për një grusht njerëzish pranë kryeministrit, qeveria do të rrit taksat dhe çmime për shqiptarët që nuk prodhojnë as vende pune dhe as zhvillim. Nga njëra anë është parashikuar të marrë 1 mld dollarë borxh dhe nga ana tjetër nuk ka rritje reale rrogash dhe pensionesh, nuk ka vende të reja pune dhe as investime domethënëse. Po merr borxh për të paguar koncesionet. 7 koncesionet nga më të çuditshmet do u kushtojnë shqiptarëve 2 mld dollarë. Paketa fiskale thellon hendekun mes pakicës së klientëve të qeverisë dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve, është një paketë kundër shtresës së mesme. PD do votojë kundër marrjes peng të vendit për interesin e pak njerëzve që janë pasuar në mënyrë të paligjshme duke zhvatur shqiptarët! PD voton kundër buxhetit dhe paketës fiskale", tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Burg i hapur ‘hotel’ për ata që kanë edhe 2.6 vit burg/ Zbulohet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë: Vetëm për ata me 1 vit izolim, kritere të forta
29 Janar, 14:04
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Ylli Pata: Pse u shpik 'aksidenti' ndaj Lulzim Bashës?
27 Janar, 21:36
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35