Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi krahasoi çështjen e Arben Ahmetajt me atë të Ballukut duke thënë se ajo e ish-zv/kryeministrit është sa 1 e 200 e provave që kanë ardhur për Ballukun dhe se bëhet fjalë për prova konkrete.

Ndër të tjera Bardhi tha se i vemi rast kur mund të refuzohet kërkesa e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestim, është nëse Prokuroria do ishte duke ndjekur politikisht Belinda Ballukun.

“Keni dëgjuar Ramën të thotë që ai nuk i ka parë provat, nuk i kanë tërhequr. Nga i di ky çfarë provash ka sjellë prokuroria me USB 16-mijë faqe. Nga e di ky cilësinë e përgjimit. Si e bën ky vlerësimin, vlen apo nuk vlen një provë kur ky s’ka patur mundësinë as ti lexojë provat se as nuk i ka tërhequr. Prokuroria ka sjellë mijëra faqe, ky provohet se si ka paracaktuar shpërndarjen në mënyrë korruptive të 1.1 mld euro. Nëse ka ndonjë pretendim që po e përndjek politikisht SPAK-u Ballukun, të dalin e ta thonë, por ky është i vetmi rast kur mund të refuzohet kërkesa e prokurorisë. Çështja e Arben Ahmetajt është sa 1 e 200 e provave që kanë ardhur për Ballukun. Atje kishte indicie, këtu ka prova, atje kishte të dhëna dhe dyshime, këtu ka prova që provojnë kryerjen 11 herë të veprës penale nga Balluku. S’ka lënë tender pa caktuar biznesmenin që e fiton, nëse t’i paracakton fituesin fryn edhe vlerën e prokurimit dhe në mungesë të garës tenderi fitohet në fondin limit. Meqë ka vendosur të bëjë avokatin e Ballukut, Rama mund të shkojë të krah të motrës së Ballukut në gjykatë. Kuvendi nuk është gjykatë, është organ kushtetues”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

PS kundër arrestimit të Ballukut/ Bardhi: Rama mbrojtës i korrupsionit, ‘të fortët’ që kërcënuan dëshmitarët janë grupet kriminale të Fierit