Bardhi reagon sërish pas sherrit me Ramën: Vepron si ‘Cosa Nostra’, po blen deputetët të çojë Dvoranin në Gjykatën Kushtetuese

Bardhi reagon sërish pas sherrit me Ramën: Vepron si ‘Cosa Nostra’, po blen deputetët të çojë Dvoranin në Gjykatën Kushtetuese

1671722132_finalprojekt.00260117.Still003.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar sërish pas debatit që pati me kryeministrin Edi Rama në Kuvend. Bardhi thekson se shqetësimi që ai ngriti në parlament është shumë serioz, dhe se për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e kryeministrit. Sipas Bardhit fakti është se oligarkët e tij kanë tentuar fillimisht të joshin e më pas të shantazhojnë deputetë për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Bardhi e krahason Ramën me Cosa Nostrën në Itali, ndërsa shton se nuk ka sesi t’i drejtohet ndryshe përveçse mafioz.

‘Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shumë serioz. Dhe për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi në një gjendje robotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.

Fakti është se oligarkët e tij, dhe të fortët që ka nën hyqëm, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojnë deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rëndë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës.

Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali?! Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit. Kjo është drama e këtij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo përjashtimi im nga seanca. Dhe, më thoni ju, si mund t'i drejtohem ndryshe, përveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qejf ti emërtojë eventet.’- shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese! Bien poshtë akuzat e opozitës, PS vetëm 14 vota pro për Ardian Dvoranin


M.Q./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë