Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka sulmuar deputetin Flamur Noka për rregullat që duhen ndjekur për mbledhjen e Kuvendit. Teksa publikoi një deklaratë me video të Nokës, Bardhi tha se para një javë ai e njihte statutin dhe se ku duhet të dorëzoheshin firmat, sot ndryshon qëndrim dhe i kyç ato në kasafortë në ilegalitet të plotë.
"Në momentin që 1/4 e delegatëve depozitohet, te selia qendrore, kryetari bashkë me Kryesinë kanë detyrë të operojnë të thërrasin Kuvendin”, dëgjohet të thotë Noka në video.
“Partia nuk është as kasafortë, as bunker. Ju lutem, depozitoni kërkesën në protokollin e PD, jepuni mundësinë institucioneve dhe të mbledhim Kuvendin. Nuk do të duhet të ketë palë në PD, PD është pronë e demokratëve, cilido që për një interes apo hall personal synon të përçajë PD, apo të krijojë palë në PD, i bën shërbim regjimit të Edi Ramës. Ne kemi një interes të përbashkët, rrëzimit të regjimit të Edi Ramës. Ky duhet të jetë fokusi jonë. Hallet personale secili t'i mbajë në shtëpinë e tij jo në shtëpinë e demokratëve. Ne do të ndjekim procedurën, por duhet të jetë një kërkesë, nuk ka një kërkesë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Të ndjekin procedurën që ka deklaruar më 29 tetor Flamur Noka. Sot PD nuk ka vetëm kasafortë, partia nuk është kasafortë, është institucion, nuk jemi celulë ilegale por strukturë që veprojmë në përputhje me rregullat e miratuara nga organet statutore të partisë. Nëse dikush do të veprojë si celulë është i lirë, por nuk mund ta bëjë në emër të demokratëve e të PD”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Paloka nxjerr formularët nga kasaforta, por s'tregon emrat! Bardhi: Mbledhim Kuvendin nëse protokolloni firmat! PD s'është celulë, po veproni në ilegalitet
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55