1769179209_aa.JPG

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me ministrin për Europën në Ministrinë e Jashtme Gjermane Gunther Krischbaum. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se në fokus të këtij takimi ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE.

‘Kënaqësi takimi me Ministrin per Europën në Ministrinë e Jashtme Gjermane z. Gunther Krischbaum.  Integrimi Europian i Shqipërisë duhet të jetë një proces që synon implementimin e standardeve europiane në vend, dhe jo të përdoret si justifikim për të mbuluar keqqeverisjen. Opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë. 

Në këtë proces, theksova se mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve, lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar, lejimi i organeve të drejtësisë të bëjnë me integritet dhe pavarësi punën e tyre në përputhje me parimet e shtetit ligjor, si dhe funksionimi demokratik i institucioneve, veçanërisht i Kuvendit të Shqipërisë', shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Ministri gjerman për Europën takim me Ramën, kreun e SPAK dhe përfaqësues të opozitës: Të çohet përpara lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar