Raportimi i KLSH 'mollë sherri' në Kuvend/ Bardhi: Të futet në rend dite! Shalsi: Nuk është ende gati! Braçe: S’ka asnjë qëllim që të kapim këtë institucion

Me debate të ashpra nisi seanca e kësaj të enjteje në Kuvend. Këtë herë, mollë sherri u bë Kontrolli i Lartë i Shtetit për të cilin opozita kërkoi të miratohet rezoluta vjetore brenda 2 seancave maratonë të fundit që zhvillohen për këtë sesion, me prezencën e kreut të KLSH, Arben Shehut.

‘Jemi detyruar të bëjmë seanca shtesë në fund të korrikut në shkelje të kalendarit për të mbuluar mbylljen e miratimit të rezolutave brenda këtij sesioni për shkak se bëhet fjalë për detyra që ne u lëmë institucioneve kushtetuese. Në mënyrë të pashpjegueshme ju nuk jeni përfshirë as sot as nesër. Raportimi në kuvend të një institucioni kushtetuese të KLSH-së. Ka ndodhur dhe ne do të duhet të dënojmë në shkelje të kushtetutës të ligjit të shteti. KLSH është vënë para një situatë të pandodhur në 34 vite në kuvend kur një rast të vihet një punojnë se administratës publike përballë kreut të KLSH. Po shpikni procedura. Kryetare rezoluta apo draft rezoluta është lexuar nga komisioni i Ekonomisë. Duhet të mblidhet sot të miratojë draft rezolutën dhe KLSH brenda këtij sesioni do të duhet të ftohet për të raportuar ditën e nesërme në seancën plenare. Keni shkelur çdo afat të miratuar nga seanca plenare. Mundësoni që Komisioni Ekonomisë të mblidhet sot dhe të fotni dhe të përfshini në rendin e ditës raportimin e KLSH-së.’- tha Bardhi.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi tha se po presin ende përgjigje nga kreu i KLSH-së në lidhje me skandalin te Onkologjiku.

‘Nuk përmban asnjë habi qëndrimet e hallakatura të, që s’mund ti thuash as grup. Shpresoj që Bardhi të jetë iluminuar mbi nënkomisionin që sapo miratuam, ku një anëtar dha dorëheqjen sapo kishim rënë dakord. Bardhi t’i kërkoj ndjesë partnerëve ndërkombëtar. Moza Dhëmbi, ushtron një funksion për të cilin KLSH ka kërkuar shkarkimin nga detyra. Është precedent i ri për Komisionin e Financave, por ditën që vëmendjen tonë erdhi shkarkimi nga detyra i një njeriu i një rangu të lartë, i cili vjen për të mbrojtur buxhetin i kërkuam që të sqaronte motive dhe arsyet që e kanë çuar në një masë të tillë ekstreme një punonjëse për të cilin grupi i PD-së ishte shqetësuar. Skandali i Onkologjikut, është deklaruar e kallëzim penal, kemi pyetur a ka patur a jo dhe s’kemi ende një përgjigje. Në këtë kontekst, ua thash s’ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj. Po vijon përgatitja për projektrezolutën e KLSH.’- tha Shalsi.

Nënkryetarja e Ekonomisë, Sorina Koti tha se duhet të mblidhet urgjent Komisionin Ekonomisë dhe të raportojë KLSH.

‘KLSH i ka dhënë përgjigjet. S’ka ngelur asnjë përgjigje e pa dhënë.’- tha Koti.

Deputeti socialist Erion Braçe tha se nuk ka precedent që të shkarkojë mazhoranca drejtuesin e KLSH-së.

‘Nuk e kuptoj këtë shqetësim që ngrihet kaq lart në nivel politik këtu, seanca e raportimit të kreut të KLSH e ka gjithë procesin brenda dhe habia ime nuk ka të bëjë me këtë që po ndodh këtu, por kreu i KLSH-së nuk ka shprehur as bezdi as mos vullnet, por ka qenë prezent është përgjigjur në komisionin e ekonomisë dhe nuk është hera e parë që ndodh këtu.

Në këtë sallë kemi ish kreun e KLSH dhe ai ashtu ka bërë, ka qëndruar 3-4 ditë edhe nuk ka patur pakënaqësi, KLSH nuk është gjykatë, prokurori është audituesi suprem i shtetit, dhe ata që janë në këtë sallë duhet të kuptojnë që janë palë.

Thënë të gjitha këtu, mos mbivlerësojmë funksione dhe mos ngremë problem aty ku nuk ka, pakënaqësia e vetme është që në atë komision ka kaq shumë kacafytje sa vihet në siklet edhe kreu i KLSH, të vish në kom ekonomisë e mos t bësh asnjë pyetje e të stisësh një seancë me pyetje këtu është banale e krejt ordinere.

Unë nuk kam thënë se jam i pakënaqur me punën e KLSH-së. Jam i kënaqur e kam thënë dhe në Kuvend. S’ka ndodhur kurrë që mazhoranca të shkarkojë drejtuesin e KLSH, për këtë të jeni të qetë.’- tha Braçe.

Ndërsa deputeti Edmond Spaho tha se mazhoranca po kërkon që ta fusë në një qorrsokak nëse ngre probleme.

‘Po presion për ta trembur KLSH ka? Që mos ngrini më probleme, se po ngritët do futeni në qorrsokak A ka precedent që të jetë thirrur një nëpunës publik për të diskutuar masat. Ku e mbështesni? Qenka presion. KLSH ka kërkuar masa për 1500 veta hajde i thërrasim ato. Këto janë shkeljet që bën ai. Jeni e detyruar kryetare. Këtu nuk është anarki që të bëhet si i do qejfi njërit e tjetrit.’- tha Spaho.


Lajmi kryesor:

Pakt PS-PD! Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisioni që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin! Spaho: Doni ta zaptoni! Kuvendi seancë maratonë


M.Q./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë