Bardhi: Veliaj me dasmën shkeli
ligjin, duhet të japi dorëheqjen

Bardhi: Veliaj me dasmën shkeli<br />ligjin, duhet të japi dorëheqjen
TIRANE- Nga selia blu e Partisë Demokratike, koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi ka hedhur akuzën ndaj Ministrit të Mirëqenise Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj se ka shkelur Ligjin për Trashgimin Kulturore. Gjithashtu, sipas Bardhit kompania e dasmave, që u angazhua në ceremoninë martesore të ministrit Veliaj, i ka faturuar shpenzimet  Bashkisë Gjirokastër.

“Erion Veliaj ka shkelur Ligjin për Trashëgimisë Kulturore.
Kundër ligjit janë përgaditjet për skenën e dasmës në Kalanë që është një monument i kategorise së parë dhe mbrohet nga UNESCO, por që u vu në dispozicion të dasmës qeveritare.
Eshtë abuzim i pastër dhe skemë mashtrimi, që Geraldina Spoza, një shoqëri dasmash, ia faturon Bashkisë Gjirokastër këtë zijafet, si aktivitet kulturor.”-deklaroi për mediat Koordinatorja, Silvi Bardhi.

Duke u bazuar në akuzat e mësipërme, Silvi Bardhi dhe partia që përfaqëson, kërkojnë dorëheqjen e Minisrtrit Veliaj ose më së pakëti shkarkimin e tij nga ana e Kryeministrit Rama, pasi i gjithë opinioni publik është i skandalizuar.

“Qytetarët dhe mbarë opinioni publik janë të skandalizuar. Ndërkohë, Erion Veliaj hesht. Asnjë shpjegim për këtë korrupsion të veshur me vello e papijon. Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen...Ose Edi Rama duhet ta shkarkojë dhe të tregojë që nuk mashtroi sërish kur tha se ministrat do të largohen kur përfshihen në skandale.”- u shpreh në fund të deklaratës për mediat Koordinatorja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën