Shkarkimi para kohe, Bardhyl Kollçaku fiton gjyqin ndaj Metës dhe ministrisë së Mbrojtjes, Gjykata: T’i paguhet rroga, s'do rikthehet në detyrë

Shkarkimi para kohe, Bardhyl Kollçaku fiton gjyqin ndaj Metës dhe ministrisë së Mbrojtjes, Gjykata: T’i paguhet rroga, s'do rikthehet në detyrë

Bardhyl Kollçaku

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku ka fituar gjyqin me presidentin Ilir Meta dhe ministrinë e Mbrojtjes lidhur me padinë që bëri për shkarkimin e tij nga detyra para kohe. Gazetari Arsen Rusta raporton se Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut për padinë dhe ka vendosur që atij t’i paguhet rroga por nuk ka pranuar që të rikthehet në detyrë.

Bardhyl Kollçaku u lirua nga detyra një muaj para se t’i mbaronte emërimi. Ai i la vendin Bajram Begajt në një ceremoni zyrtare më 30 qershor, ndërsa nga ajo ditë ai s'ka patur dalje publike apo koment, derisa u rikthye me një padi ndaj Presidentit dhe ministrisë së mbrojtjes.

Në padinë e tij Kollçaku kërkoi që dekreti i lirimit të tij nga detyra një muaj para se ti mbaronte mandati të shfuqizohet në mënyrë që ti ruhej statusi, t'i mundësohej pagesa dhe rikthimi në detyrë. Por kërkesa e fundit nuk është pranuar duke mos e rikthyer në detyrë.

Së pari ai kërkoi që të shfuqizohej dekreti i presidentit Meta që si ka dhënë atij gradën madhore Gjeneral Brigade. Së dyti kërkoi shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka nxjerrë atë në lirim. Përkatësisht “Shfuqizimin e Dekretit nr. 11571 date 29.7.2020 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për lirimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

Më tej Kollçaku kërkoi që gradën madhore ta marrë nga gjykata pasi i është refuzuar nga institucionet.  Ndalur tek ana financiare ish numri një i forcave të armatosura kërkoi që atij ti paguhet paga si shef shtabi për një muaj nga 29 korriku deri më 29 gusht, ditë në të cilën i mbaronte mandati.

Kollçaku u bë shef shtabi gjatë periudhës kur ministër Mbrojtje ishte znj. Mimi Kodheli ndërsa la detyrën në periudhën e ministres Xhaçka të cilën tashmë e ka paditur edhe në gjykatë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shiu: 15/02/2021 22:48

    Po mir mo gjeneral , per 1 rroge e ule veten?!! Pak ego nuk ke!!!

    Përgjigju
  • Beni: 15/02/2021 22:46

    Avash nje here, Meta, Meta. Presidenti nuk vihet ne levizje nga vetja. Eshte Ministri i Mbrojtjes qe propozon dhe ai dekreton. Rasti eshte shume i bukur per SPAK! Nje prove, vendim gjykate, qe deshmon se Ministri i Mbrojtjes dhe Presidenti, ne bashkepunim, kane shkelur rende ligjin dhe kushtetuten. Dhe duhet te procedohen penalisht dhe gjykohen e denohen nga nje gjykate e ngritur me ligj. SPAK le ta marre kete dhe kryesisht ta nise procedimin. I rriten vlerat, do kete mesazhe nga Kiu Liu e ambasades se SHNA por nuk e di nga Kryeministri. Edhe pse mund ti futet nje minister ne burg, prape fiton se con per skrap Meten me kete rast!!!

    Përgjigju
  • Baftjari: 15/02/2021 18:24

    T'ja paguaj Mete hajduti parate e pages tani... mire qe na vodhi dhe grabiti deri ne place por populli duhet te paguan gjithe Palo-vendimet arbitrare prej pijaneci ordiner te ketij delenxhiu

    Përgjigju
    • Baftjari: 15/02/2021 21:00

      Patjeter qe jam dakort me ty edhe per rastin e Bechettit qe eshte me I tmerrshem nese populli paguan nje cmenduri te tille qe kushton sa rritja e rrogave pensioneve dhe ndihma per te varferit

    • Berati: 15/02/2021 19:55

      Po Becchetti-t kush tja paguaj sipas teje?

  • Beni: 15/02/2021 18:18

    Vetem rrogen more o komandant. Te tjerat vlenin me shume. Shkrive jeten per ket vend,dhe ne fund te dhan rrogen pffffff.

    Përgjigju
    • Agjenti: 15/02/2021 19:05

      Ska pranuar gjykata. Lexo me vemendje. Pranimin pjeserisht te padise.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë