Foto: Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë ka uruar Justina Shiroka-Pulën për detyrën e re si presidente të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale Meta shprehet se mbrëmë deputetët treguan pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.

“Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës. Përgëzime të gjithë deputetëve që dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.

Forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes europiane të vendit. Konsolidimi i demokracisë funksionale dhe avancimi i proceseve europianizuese duhet të mbeten një përpjekje e përbashkët, në funksion të një Kosove më demokratike dhe më të integruar në familjen europiane”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Shqipëria uron Presidenten e re të Kosovës! Rama e Begaj: Mbarësi në këto kohë sfidash, bashkë drejt BE-së! Opozita: Kosova ia doli