TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Bare akuzoi te dielen opozitën për qëndrimin e mbajtuar në lidhje me aksionet e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik (INUK), duke e cilësuar atë se po sulmon aksionet për çlirimin e hapsirave publike në dobi të qyteterëve.
Deputeti Bare në një komunikim për mediat, tha se, "Katër vjet Bashkia e Tiranës në duar të Partisë Demokratike, bëri katër vjet ndërtime pa leje, uzurpim të trotuareve, parqeve të lagjeve, rrugëve, tarracave të pallateve. Hapësirat publike në Tiranë nuk ekzistonin më si koncept".
Sipas tij, u desh ndërhyrja e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar që qytetarëve të Tiranës t'u riktheheshin hapësirat publike. Plot 98 mijë metër katrorë hapësirë publike të çliruara nga INUK deri më sot dhe 1400 objekte të paligjshme të prishura.
Deputeti Bare siguroi se, operacioni do të vazhdojë deri në çlirimin e plotë të hapësirës publike dhe kthimit të saj në përdorim të qytetarëve të Tiranës, jo klientëve të Kryetarit të SHQUP. Por ç'bën opozita ndërkohe? vijoi ai, si gjithmonë, në vend që të përshëndesë aksionet në shërbim të qytetarëve, opozita mbron paligjshmërinë. "Sulmonte policinë pse u çlirua Lazarati dhe njësoj sot sulmon INUK pse çliron hapësirat publike në Tiranë"-tha Bare.
Sipas tij, Lulzim Basha e ka braktisur aq fort detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sa edhe vetë opozita, edhe vetë deputetët e tij, e kanë harruar se Kryetari i Bashkisë është kryetari i tyre.
"Nga viti 2011, Bashkia e Lulit nxiste ndërtimet pa leje në Tiranë, kurse Qeveria e Saliut i legalizonte si të ishin me leje. Kjo ishte skema e Lulit dhe Saliut për të shkatërruar hapësirën dhe pronën publike në Tiranë. Sot, në vend që të kërkojnë falje për demin e pallogaritshëm që Luli dhe Saliu kanë bërë, zgjedhin të bëhen palë me të paligjshmen duke sulmuar INUK dhe qytetarët e Tiranës"-theksoi ai.
Si deputet i Tiranës mbështes INUK dhe qeverinë të vazhdojnë aksionin e nisur për të çliruar njëherë e mirë hapësirën publike në Tiranë. Njësoj si Edi Rama, atëherë Kryetar Bashkie, çliroi Tiranën nga kioskat, sot Kryeministër, po e çliron Kryeqytetin nga ndërtimet pa leje që kishin zaptuar çdo cep të Tiranës, tha Bare . /ATSH/
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
21.2%
-
Të gabuar
77.9%
-
Nuk e di
0.9%
Vota total: 113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42