Guardia di finanza ka arritur të ndalojë në portin e Barit një shtetas Shqiptar, i cili transportonte të fshehur në makinën e tij 1,5 kilogramë heroinë dhe 2,6 kilogramë lëndë prerëse. Droga u gjet në bashkëpunim me personelin e doganës, e fshehur në parafangon e automjetit tip Volswagen Golf.

Drejtuesi i automjetit, 48 vjecari Albert Elmazi nga Fieri, pasi mbërriti në Bari me tragetin “Rigel”, u ndalua për një kontroll rutine. Autoritetet portuale vunë re se kishte dicka që nuk shkonte në sjelljen nervoze të Elmazit dhe vendosën të kryenin një kontroll më të hollësishëm të automjetit. Vetëm atëherë ata gjetën sasinë e drogës të fshehur në parafangon e pasme të automjetit.

Droga pasi të pritej do jepte një fitim prej 100.000 euro.