BARI – Guardia di Finanza e Barit në bashkëpunim me funksionarë të doganës lokale, kanë arrestuar një shtetas shqiptar pasi kishte fshehur 572 mijë euro në një pjësë të makinës, me qëllim për t’i kaluar ato në Shqipëri. Zbulimi u bë gjatë kontrollit që po ushtrohej në automjetin e tij Volkswagen Jetta (foto): në kruskotin e makinës financierët zbuluan një tjetër hapësirë që nuk dukej me sy të parë.

Shuma e madhe e parave ishte e ndarë në tufa sipas vlerës së parave. Shoferi i automjetit, një 32-vjeçar shqiptar banues në Britaninë e Madhe emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është denoncuar për shkelje të ligjeve mbi valutat ndërsa automjeti dhe paratë janë sekuestruar.

(im/shqiptarja.com)