Bari, arrestohet shqiptari me 17 kg
marijuanë fshehur në makinë

Bari, arrestohet shqiptari me 17 kg<br />marijuanë fshehur në makinë
ITALI - Një sasi prej 17 kilogramë marijuanë është sekuestruar nga policia italiane, ndërsa është vënë në pranga një shqiptar 38-vjeçar.

Shqiptari është arrestuar në portin e Barit për trafik ndërkombëtar të drogës. Në makinën e tij “Fiat Multipla”, në të cilën udhëtonte dhe gruaja dhe vajza e tij, “Guarda di Finanza” sekuestroi sasinë e drogës të ndarë në 33 pako, të cilat ishin fshehur në dyert e makinës.

Shqiptari është arrestuar pas kontrollit në makinën e tij, kur sapo kishte zbritur nga një traget që vinte nga Shqipëria. Nësë lënda narkotike do të ishte hedhur në treg, vlera e fituar prej saj mund të arrinte deri në 170 mijë euro.

Redaksia online
(gre.m/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejeon por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejeon por paralajmëron organizatorët