BARI- Një shqiptar është arrestuar në portin e Barit, në Itali, pasi u kap me 6 kg heroinë. 

I prangosuri është A.T, i cili ka kaluar përmes portit të Durrësit në drejtim të shtetit fqinj, ndërsa mësohet se lëndën narkotike e ka siguruar në Elbasan. 

Ai po udhëtonte me një automjet tip "Golf" kur gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, pas dyshimeve, i është konstatuar edhe sasia e drogës

Kjo është sasia e parë e drogës që sekuestrohet në vendin fqinj, pas ndryshimeve në Policinë e Portit të Durrësit, ku u arrestuan 8 doganierë dhe 10 policë me akuzën se lejuan kalimin drejt Italisë pa kontrolle një kamion me tetë ton kanabis.

Droga u kap në një autostradë në Ancona, pasi kamioni kishte kaluar portin. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com