Është identifikuar kamionisti shqiptar që më herët gjatë ditës u ndalua në portin e Barit, në Itali, duke transportuar 2.4 kg heroinë.

Nga të dhënat e fundit rezulton se ai është shtetasi me inicialet K.D, nga Durrësi dhe me kamionin e tij po transportonte brava dyersh për llogari të një kompanie në Tiranë.

50-vjeçari e bënte rregullisht rrugën detare Shqipëri-Itali dhe nuk ka patur precedentë penalë, bëjnë me dije burime zyrtare. 

G.F. / Shqiptarja.com